“Dhëmbët fillojnë të lëvizin e të bien”, shkencëtarët zbulojnë një simptomë të re të Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica e njerëzve që preken nga COVID-19, por i mbijetojnë virusit nuk u garantohet gjithmonë një shërim i plotë.

“Ndërsa shumica e personave me COVID-19 shërohen dhe kthehen në shëndetin normal, disa pacientë mund të kenë simptoma që mund të zgjasin me javë ose edhe muaj pas shërimit nga sëmundja”, shpjegon Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Edhe njerëzit që nuk janë të shtruar në spital dhe që kanë sëmundje të lehtë mund të përjetojnë simptoma të vazhdueshme ose të vona”. Simptomat më të zakonshme afatgjata të raportuara përfshijnë lodhje, gulçim, kollë, dhimbje të kyçeve dhe dhimbje gjoksi.

Por ekspertët tani kanë paralajmëruar një efekt tjetër anësor të virusit – humbje e papritur e dhëmbëve. Stomatologët kanë thënë që COVID-19 mund të irritojë mishrat e dhëmbëve përmes inflamacionit, dhe ka pasur disa raste të njerëzve që humbin dhëmbët si rezultat.

Një grua humbi një dhëmb këtë muaj pasi ishte testuar pozitivisht për virusin në pranverë, sipas The New York Times.

Sarah Khemili, 43, nga New York, vuri re dhëmbin e saj duke lëvizur para se ta humbte ndërsa hante një akullore. Raporti gjithashtu detajon rastin e një djali 12 vjeçar i cili humbi një nga dhëmbët e tij të rritur muaj pas një rasti të lehtë të COVID-19.

Ndryshe nga gruaja, e cila kishte një histori të problemeve të dhëmbëve, fëmija kishte dhëmbë normalë dhe të shëndetshëm, shkruan Express.co.uk.

Nëna e tij, Diana Berrent, shkroi në Twitter për të nxitur njerëzit që ta marrin seriozisht virusin. “Djali im 12 vjeçar sapo humbi një dhëmb të përparmë të të rriturve dhe dhëmbët e tij të tjerë janë të lëvizshëm”, tha ajo ndër të tjera.

Mbetet e paqartë nëse humbja e dhëmbit është shkaktuar nga COVID-19, por studimet janë duke u zhvilluar për të hetuar më tej simptomat afatgjatë të virusit.

Lexo edhe :  “Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Mënyra më e mirë për të parandaluar ndërlikimet afatgjata të virusit është parandalimi i infektimit. Të gjithë këshillohen të mbajnë maskën në vendet ku është e vështirë të qëndrosh larg nga njerëzit e tjerë. Mundohuni të qëndroni të paktën dy metra larg personave me të cilin nuk jetoni dhe lani duart shpesh me ujë dhe sapun./telegrafi

Të fundit

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në...

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

Lajme të tjera

Web TV