Qeveria afgane dhe talibanët arrijnë marrëveshje “historike” në bisedimet për paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët e Qeverisë afgane dhe përfaqësuesit e talibanëve kanë thënë se janë pajtuar në parim për një marrëveshje të zhvillimit të bisedimeve për paqe.

Kjo njëherësh përbën marrëveshjen e tyre të parë të shkruar në 19 vjetët e fundit të luftës.

Njoftimi i 2 dhjetorit është konsideruar pikë kthese sepse u jep negociatorëve më shumë kohë për të kaluar në çështje më substanciale.

Aty përfshihen bisedimet me qëllim të arritjes së armëpushimit.

“Negociatat aktuale të të dyja palëve negociatore tregojnë se ka gatishmëri në mesin e afganëve për të arritur paqe substanciale dhe të dyja palët janë të përkushtuara për të vazhduar përpjekjet e tyre të sinqerta për të arritur paqe të qëndrueshme në Afganistan”, ka thënë Nader Nadery, anëtar i ekipit negociator nga ana e Qeverisë afgane.

Një përfaqësues i talibanëve ka publikuar pothuajse deklaratën e njëjtë në rrjetin social, Twitter.

Në deklaratën e tyre të përbashkët është thënë “të jetë caktuar një komitet i përbashkët për të përgatitur temat e agjendës” për bisedime të paqes.

Kjo marrëveshje vjen pas disa muajsh të bisedimeve në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Të dyja palët vazhdojnë të jenë në luftë, meqë sulmet e talibanëve ndaj forcave të Qeverisë afgane janë duke vazhduar.

Marrëveshja është “një hap përpara drejt nisjes së negociatave për çështjet kyçe, duke përfshirë armëpushimin, si çelës të popullit afgan për paqe afatgjatë”, ka thënë zëdhënësi i presidencës afgane, Sediq Sediqqi, duke cituar presidentin, Ashraf Ghani.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Katari, e kanë konsideruar marrëveshjen “moment historik”.

Qeveria e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara ka qenë në pushtet në Afganistan prej pushtimit amerikan më 2001, ndonëse talibanët kanë fituar kontroll në disa pjesë të këtij vendi viteve të fundit.

Lexo edhe :  “Pearl Harbor i Moskës”: Një eskalim i rrezikshëm në luftën Rusi-Ukrainë

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Doha, në shkurt të këtij viti, të gjitha forcat e huaja duhet të largohen nga Afganistani deri në maj të vitit 2021, në këmbim me garanci për siguri nga ana e grupit militant.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që të përshpejtohet procesi i tërheqjes së trupave amerikane, duke thënë se dëshiron të ketë në shtëpi të gjithë trupat për Festën e Krishtlindjes.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar se 2,000 trupa do të largohen nga Afganistani në mesin e muajit janar, duke lënë mbrapa vetëm 2,500 të tjerë./rel

Të fundit

Brooklyn Beckham “fsheh” tatuazhin për mamanë në mes të krizës familjare me prindërit

Brooklyn Beckham ka bërë një ndryshim të dukshëm në tatuazhet e tij, që për shumë mendohet si një “mesazh...

Restaurimi i Spaçit, reagon Ministria e Kulturës: Tymnajë e panevojshme

Në godinën e ish-burgut të Spaçit, monument kulture i kategorisë së dytë po kryhen disa ndërhyrje si pjesë e një projekti restaurimi të Institutit...

Tronditet tregu i aksioneve të Teslës: 152 miliardë dollarë të djegura në katër orë

Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 kur, pak minuta pasi Trump ishte goditur nga një plumb në skenën e Butler,...

E dua grafitin në Paris, por “tagging” është një version vizual i “manspreading”

Më quani një “bobo” të shtresës së mesme, por arti i rrugës me frymëzim nuk ka asgjë të përbashkët me shkrimet e spërkatura që...

Robert De Niro zbulon rregullin e tij nr.1 të prindërimit në moshën 81 vjeçare

Aktori legjendar Robert De Niro, 81 vjeç, ka ndarë një nga këshillat më të ndjera për prindërimin, teksa rrit vajzën e tij 2-vjeçare, Gia,...

Lajme të tjera

Web TV