Edhe pse ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Erion Veliajt për projektin e ndërtimit të një teatri të ri kombëtar, duke u shprehur se artistët nuk do të kenë vend ku do të japin shfaqje, Neritan Liçaj ka vijuar normalisht ushtrimin e profesionit të tij.
Jo vetëm që nuk është penalizuar, por aktori Neritan Liçaj ka marrë edhe mbështetjen e Bashkisë së Tiranës për të qenë pjesë e një komedie e cila është vënë në skenë.
Madje e gjithë kjo shfaqje është promovuar edhe në faqen e Facebook-ut nga vetë Kryebashkiaku Veliaj i cili nuk ka mbajtur asnjë mëri.
“Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë”, një nga komeditë bashkëkohore më të suksesshme e më të zgjuara të viteve të fundit.
Një miksim i komedisë dhe dramës, sjellë me profesionizëm nga aktorët: Yllka Mujo, Olta Daku, Neritan Liçaj, Zamira Kita, Bes Bitraku Paola Kodra, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe asaj Korçë. Mos e humb këtë shfaqje fantastike”, shkruan Veliaj në Facebook./Bl.Ba/Fjala.al