Shkencëtarët gjermanë zbulojnë shenjën paralajmëruese të formës më të rëndë të Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesit kanë identifikuar qeliza të pazhvilluara të gjakut që mund të sinjalizojnë ndërlikimet e koagulimit tek të infektuarit me COVID-19. Rastet për të qenë potencialisht të rënda mund të zbulohen tani më herët.

Është ende e paqartë se pse shumë të infektuar nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë që të tjerë përjetojnë eksperienca të rënda ose humbin jetën. Tek pacientët me simptoma të rënda, mushkëritë shpesh inflamohen, dhe ndonjëherë preken gjithashtu veshkat e zemra.

Gjaku shpesh mbingarkohet, gjë që mund të shkaktojë format e mpiksjes në mushkëri. Tashmë, një ekip i përbërë nga studiues të universiteteve dhe instituteve kërkimore në Gjermaninë Veriore dhe Perëndimore si dhe nga Holanda fqinje, kanë zbuluar një tregues kyç në gjakun e pacientëve të infektuar nga COVID-19, e dhënë e cila mund të jetë një shenjë e hershme paralajmëruese për rastet e rënda.

Në mostrat e gjakut, shkencëtarët e Fondacionit Kërkimor Gjerman “Precision Medicine in Chronic Inflammation Cluster of Excellence” gjetën qelizat pararendëse të trombociteve, të cilat mund të tregojnë probleme me mpiksjen e gjakut.

Si rregull, megakariocitet, të cilat kontribuojnë në prodhimin e trombociteve, gjenden në palcën e kockave. Kur megakariocitet përfundojnë në gjak, ato mund të shfaqin probleme të ngjashme me mpiksjen, sipas studimit. Kjo mund të tregojë se këto qeliza të pazhvilluara shkaktojnë probleme të rrezikshme të mpiksjes.

Studiuesit zbuluan gjithashtu një numër të madh të qelizave të kuqe të pazhvilluara të gjakut në mostrat, që në kushte tipike do të ishin zhvilluar në palcën e kockave. Këto qeliza të kuqe të gjakut janë përgjegjëse për shpërndarjen e oksigjenit përmes trupit. Një rritje e qelizave paraardhëse të qelizave të kuqe të gjakut tregon mungesën e oksigjenit, një reagim emergjent i njohur në rastet e sëmundjeve të rënda të mushkërive.

Lexo edhe :  Bentley ndryshon pamjen e logos legjendare

“Së bashku me të dhëna të tjera, siç janë vlerat klinike laboratorike dhe matjet e sinjalizuesve inflamatorë, ishim në gjendje të krijonim një lloj ‘gjurme gishti’, një nënshkrim, të funksionimit të ndryshuar të këtyre qelizave dhe gjurmimin e tyre me kalimin e kohës,” – tha mjekja Neha Mishra, e cila po bën kërkimet e saj post-doktorale në Institutin e Biologjisë Klinike Molekulare pranë universitetit të Kielit. Kjo ‘gjurmë gishti’ mund të përdoret për të zbuluar një rrjedhë potencialisht serioze të sëmundjes në një fazë të hershme, që nga ana tjetër do të thotë që kujdesi urgjent shëndetësor mund të personalizohet në përputhje me rrethanat.

Gjetjet u botuan në revistën shkencore “Imuniteti” nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish nga universiteti Kiel, Qendra Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein dhe universitete në Bon, Këln, Lübeck, Tübingen dhe Nijmegen. Qendra e Kërkimit “Borstel-Leibniz Lung Center”, Qendra Gjermane për Sëmundje Neurodegjenerative dhe Iniciativa OMICS Deutsche COVID-19 e Fondacionit Gjerman për Kërkime ishin gjithashtu të përfshira në kërkim. /DW

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV