“Kanë rikthyer besimin në humanitet”, infermieret fitojnë çmimin europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gratë e Federatës Europiane të Infermierëve, kanë fituar këtë javë çmimin “Women of Europe Awards”.

Kjo pasi me mijëra infermiere në mbarë botën kanë luftuar për të mposhtur virusin COVID-19, përpjekje të cilat janë cilësuar si një akt heroik.

Infermieret kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre pavarësisht se janë një prej grupeve më të rrezikuara nga coronavirusi.

Ato kanë qenë më shumë se vetëm heroike, altruiste dhe të përkushtuara për t’i dhënë ndihmë mjekësore çdo qytetari anembanë Europës. Me dhembshurinë, kujdesin dhe ekspertizën, infermierët na kanë rikthyer besimin në humanitet”, Elizabeth Adams, Presidente e EFN.

Stafi mjekësore është duartrokitur dhe falënderuar nga mijëra qytetare, kryesisht pacientë dhe të mbijetuar nga virusi që ka përfshirë tërë botën.

Ndihma e tyre, pa kërkuar asnjë gjë në këmbim, është shndërruar në simbolin e humanitetit.

Çmimi i dhënë në eventin e organizuar nga Lëvizja Ndërkombëtare Europiane ka si qëllim të rrisë edhe moralin e shumë infermierëve të tjerë të cilët vazhdojnë të jene në frontin e pare të luftës kundër COVID-19.

Përveç mjekimit dhe kujdesit ndaj pacientëve pozitive me covid, infermieret kanë qenë edhe një “shpatull” për të mbështetur apo ngushëlluar familjarët e pacientëve dhe të gjithë personat e prekur nga kjo pandemi.

Gjithashtu, Europa ka dëshmuar nga ato gra infermiere që kanë ndihmuar kryesisht të moshuar, fëmijë dhe persona në nevojë, duke i furnizuar me ushqim apo duke i mbështetur emocionalisht.

Gratë infermiere janë cilësuar si grupi që ka sjellë ndryshimin më të madh në këtë vit të vështirë pandemie./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti,...

Befason Xherdan Shaqiri: Për momentin, dera për Zvicrën është e mbyllur

Xherdan Shaqiri, një nga lojtarët legjendarë tashmë te Zvicra, ka vendosur që për momentin të mos rikthehet në ekipin kombëtar. Edhe pse trajneri Murat...

U përplas me prokuroren/ Babai i Luis Meçes: Duan të mos zbardhet vrasja e Martinit

Ditën e sotme në gjykatë, babai i Luis Meçes u përplas me prokuroren e çështjes dhe ajo e përjashtoi nga seanca. Ai për një emision...

Hapen zyrtarisht kapitujt e rinj/ Në Bruksel, Konferenca e Pestë Ndërqeveritare

Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Europian. Këtë të enjte në Bruksel, u mbajt Konferenca e Pestë Ndërqeveritare, ku u hapen negociatat për...

Dritan Hila: Nuk ka faj fituesi, por ata që ndjekin humbësin!

Në librin e tij “Era e revolucioneve”, Fareed Zakaria shkruan se ndërmjet shumë tezave të konservatorëve që kanë marrë revansh në ditët e sotme,...

Lajme të tjera

Web TV