Plagosi 43-vjeçarin në sy të fëmijëve, autori në gjykatë: I zura pritë për ta trembur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Gjergj Gjinin, autorin e plagosjes së 43-vjeçarit Hil Gjini, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së martës në Balldre të Lezhës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura 69-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka pasur konflikte të vazhdueshme me Hil Gjinin, por i kishte zënë pritë për ta trembur, pa pasur qëllim që të qëllonte me armë ndaj tij.

Ndërsa avokati i 69-vjeçarit Petrit Mhilli kërkoi një masë më të butë ndaj klientit të tij me pretendimin se ka probleme shëndetësore me zemrën.

Por kërkesa e palës mbrojtëse nuk u mor parasysh nga gjykata e cila referuar provave të paraqitura nga prokuroria Arben Agovi e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij, duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

Ndërkohë vendimi i Gjykatës së Lezhës pritet në ankimohet nga pala mbrojtëse në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

69-vjeçari Gjergj Gjini i zuri pritë dhe qëlloi me armë ndaj fqinjit të tij Hil Gjini, teksa ky i fundit po dërgonte fëmijët në shkollë me automjetin e tij.

Ka qenë ndërhyrja e fëmijëve dhe bashkëshortes së 43-vjeçarit të cilët janë përleshur dhe hequr armen nga dora autorit, duke shmangur në këtë mënyre një ngjarje me përmasa më të mëdha, referuar faktit se në makina ishin dhe katër fëmijët e mitur./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sot protesta e opozitës, Meta kujton Dritëro Agollin: Një agim i ri po lind!

Teksa sot mbahet protesta e opozitës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Dritëro Agollin. Përmes një mesazhi,...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Lajme të tjera

Web TV