Nga Leonard Veizi
Dyluftimi i Salierit me Mozartin mund të mos ketë ndodhur kurrë. Edhe muzika e jashtëzakonshme e “Requiem” nuk është porositur prej kompozitorit të oborit perandorak. Me shumë gjasa historia e rivalitetit mes të dyve është ngritur mbi bazë hipotezash, ose mbështetur mbi rrëfimin e një njeriu me probleme psikike të demencës të cilit i vihet në dyshim dëshmia. Por gjithsesi ai është nga dyluftimet më domethënës në botë. Gjeniu dhe Mediokri. Amadeus ishte një gjeni. Jo më kot Salieri besonte se muzika e tij ishte ajo e krijuar nga vetë Zoti. Dhe intuita prej mediokri e Salierit nuk mund të gabonte në këtë rast. Sepse vetëm kur në skenë u shfaq Mozart, ai e kuptoi se sa e varfër ishte muzika e tij, edhe pse fati e kishte çuar deri në portën e perandorit austriak si kompozitor oborri…
…A mund të ketë ndodhur vërtet kështu? Vështirë të thuhet. Sepse një mediokër, në vitet më të arta të muzikës klasike, nuk e kalonte dot as kufirin nga Italia për në Austri e jo më të bëhej kompozitori më i rëndësishëm i një oborri perandorak, që ishte dhe qendra e muzikës europiane. Për më tepër që nga mësimet e italianit Antonio Salieri kanë përfituar si nxënës të tij dhe Beethoven, Liszt, Schubert, madje edhe vetë djali i Vofgang Amadeusit, Franz Xaver Mozart. E megjithatë, dje në kohë reale e sot mbas 230 vitesh nga fundi i historisë, talenti i Salierit as që mund të krahasohet me atë të rivalit të tij Mozart. Ndërsa “Requiem” tregoi edhe një here se çfarë ishte në gjëndje të krijonte një artist që gjenialitetin muzikor e kishte të shtrirë bujarisht. Famën si gjeni Mozart e shijoi që në të gjallë të tij. U cilësua si i tillë jo vetëm sepse që bëri që në moshë farë të njomë arriti të kompozojë. Por më së shumti ndoshta sepse ai nuk u bënte kopje partiturave të tij. Ndoshta sepse ai nuk hidhte asnjë notë të gabuar mbi pentagram. Ndoshta se ai e kishte gjithçka të kompozuar në mendjen e tij që më parë dhe të shkruarit mbi pesë vizat me çelësin sol në krye nuk ishte veç një punë teknike dhe e papërfillshme.
Fillimet e stuhishme
Vofgang Amadeus Mozart është një prej komopozitorve më të mprehtë të muzikës të përhapur në të gjitha kohërat. Ishte një fëmijë i jashtëzakonshëm që rridhte prej një familjeje muzikantësh. Nënat e tij quhet Anna Maria Pertl ndërsa babai Leopold Mozart. Ai u lind në Salzburg, qytetin e lashtë në rrugën e kripës, që ishte kryeqytet i arqidioqezës me të njëjtin emër në Qarkun Bavarez, por që aktualisht është territor i Austrisë së Sipërme. Mësoi të luajë në piano në moshën tre vjeçare. Kompozimin e parë e bëri që në moshën 4 vjeçe. Në moshën 5-vjeçare kompozoi një minuet. Në moshën 6 vjeç, i konsideruar si profesionisht tashmë, debutonte në oborrin e Princit të Mynihut të Bavarisë, duke marrë pjesë në një koncert me motrën Nannerì, e cila ishte 5-së vjet më e madhe se ai. Dhe kështu filluan njohjet me emrat e mëdhenj të muzikës, turnetë e panumurta koncertore dhe vetë karriera e tij prej një muzikanti plot klas. Kur ishte 7-të vjeç mësoi vetë violinën dhe organon. Kur ishte 8-të vjeç kompozoi sonata për piano. Kur ishte 12-vjeç kompozoi operën e parë.
Vështirësitë e jetës
Pas vdekjes së nënës së tij gjatë një turneu në Paris, më 3 korrik të vitit 1778, Mozart kthehet në oborrin e Salzburgut, pranë Arqipeshkëvit, Hyeronimus Colloredo, ku babai i tij kishte arritur t’i siguronte jo më shumë se pozicionin e një organisti të thjeshtë. Në 1781, në moshën 25 vjeçare Moxarti arriti të shkëputej nga arqipeshkvi i Salzburgut dhe u kthye në një muzikant të lirë, që nuk varej nga kisha apo fisnikëria dhe u vendos përfundimisht në Vienë. Në vitin 1782, kundër dëshirës të së atit, Mozarti martohet me Kostanca Veber me të cilën pati dy djem.
Për shkak të shpenzimeve të shumta në mënyrën e jetesës, Mozart është përballur me probleme të shumta financiare. I ndodhur në gjendje shumë të vështirë ekonomike filloi të merrte hua. Jetesën e fitonte duke dhënë mësim në piano dhe shkroi i ngarkuar nga Perandori Josef i II, operen “Rrëmbimi nga Sarai”. Edhe opera komike “Martesa e Figaros” u krijua me mbështetjen e perandorit Josef. Publiku megjithatë nuk e kuptonte muzikën komplekse dhe përmbajtjen e tij kritike ndaj shoqërisë. Kjo bëri që situata ekonomike e Mozartit të keqësohej. Në vitin 1787 u emërua si kompozitor i oborrit, por rroga ishte e vogël.
Ndikimi
Ai është ndër më të popullarizuarit të kompozitorëve klasikë, dhe ndikimi i tij mbi të mëvonshëm muzikë artit perëndimor është i thellë. Në jetën e tij të shkurtër Amadeus Mozart do të realizonte më shumë se 600 veprave muzikore. Në katalogun e tij figurojnë 626 kompozime, midis të cilave 24 vepra teatrore, 51 simfoni, 19 mesha. Partiturat e tij kërkuan 33 vëllime që të mund të botoheshin. Ndër operat më të njohura veçohen: ”Rrëmbimi nga Saraji”, “Dasma e Figaros”, “Don Zhuani”, “Kështu bëjnë të gjitha”, “Flauti magjik”, si dhe sonata të ndryshme për violinë, për piano, kuintete, pastaj simfoni të ndryshme, sonata, si dhe muzikë kishtare. Veprat e Mozartit janë sot pjesë e literaturës muzikale botërore.
“Requiemi” i përjetshëm
Viti 1791 ishte i jashtëzakonshëm fatal për Mozartin. Gjatë këtij viti ai kompozoi dy opera të rëndësishme: “Falja e Titos” dhe “Flauti Magjik”. Në fundin e këtij viti ai kompozoi një pjesë të Rekuiemit. Por ajo ishte e papërfunduar me vdekjen e tij më 5 dhjetor të të njëjtit vit. Një version i përfunduar më 1792 nga Franz Xaver Süssmayr iu dorëzua Kontit Franz von Walsegg, i cili e porositi pjesën për për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së gruas së tij më 14 shkurt.
Requiem i Mozartit i ofron historisë së muzikës një nga misteret e saj më të ngatërruara e të pazgjidhshme. Historia nis si një trillim: Një lajmëtar mbërrin në pragun e apartamentit ku jetonte Mozart dhe i kërkon të kompozojë një rekuiem për një meshë. Mozart pranoi. U ra dakord për një tarifë dhe një kusht që ai të mos përpiqej të mësonte identitetin e komisionerit që e porositi rekuiemin. Edhe pse i sëmurë, Mozart filloi punën, por ashtu siç bëri, ai u bë progresivisht më fatalist, madje duke besuar se po i jepej helm me veprim të ngadaltë. Ai i tha një miku të tij, “Unë jam duke shkruar muzikën time mortore. Nuk duhet ta lë pa përfunduar ”.
Në të vërtetë Mozart kishte filluar të kishte një raport me vdekjen. Katër vite para se të ndërronte jetë ai i shkroi babait të tij Leopold: “Ndërsa vdekja është qëllimi i vërtetë i ekzistencës sonë, unë kam formuar gjatë viteve të fundit marrëdhënie kaq të ngushta me këtë mik të mirë dhe të vërtetë të njerëzimit ndaj imazhi i vdekjes jo vetëm që nuk është më i tmerrshëm për mua, por shumë qetësues dhe ngushëllues”. Në nëntor 1791, me ditët e tij të numëruara dhe të shqetësuara përtej besimit, ai po punonte për Rekuiemin nga shtrati i tij i vdekjes, me nxënësin e tij Franz Xaver Süssmayr të pranishëm. Por nuk arriti ta përfundonte dot.
Rekuiemi vlerësohet nga kritika si një vepër madhështore, e fuqishme në frikën e vizioneve të tij të Gjykimit të Fundit, sublime në butësinë e evokimit të shpëtimit dhe prehjes së përjetshme. Rekuiemi i Mozartit është një gjë e ndritshme dhe e mrekullueshme, më shumë sesa thjesht e bukur.
Fundi
Mozart lindi më 27 janar të vitit 1756 në Salzburg dhe vdiq më 5 dhjetor, 1791 në Vjenë. Ishte 35 vjeç dhe para fundit të vitit 1791 ishte i mbyllur në shtëpinë e tij në Vienë nga një sëmundje që kishte marrë në Pragë gjatë vënies në skenë të një prej operave të tij të fundit “Falja e Titos”.
Mozart u nda nga jeta 50 minuta pas mesnatës, më 5 dhjetor 1791. Ceremonia mortore u mbajt në orën 15.00 të 6 dhjetorit. Arkivoli u çua përpara Kapelës së Kryqit të Dumos së Shën Stefanit. Funerali i tij ishte modest ndërsa trupi i tij u fut në një varr të përbashkët të varrezës së Shën Markut. Kufoma e tij nuk është gjetur asnjëherë. Volfgang Amadeus Mozart përfundon simfoninë e tij numër 39, 40 dhe 41 të quajtur “Jupiter” për t’u interpretuar pas vdekjes, ose si “apel për përjetësi”, sepse vetë ai nuk arriti t’i dëgjojë të interpretuara./Bl.Ba/Fjala.al