Bill Gates bën parashikimin e radhës: Ja kur merr fund pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi Bill Gates, i cili njihet dhe për parashikimet e tij mbi pandemisë, ka bërë një koment tjetër në lidhje me ecurinë e virusit.

Sipas mediave të huaja, Gates ka thënë se jeta mund te kthehet në normalitet, diku nga gjysma e parë e vitit 2022, pasi sipas tij, vetëm atëherë mund të sigurohet shpërndarja e vaksinës në të gjithë vendet.

Unë mendoj se ne do të mbledhim para dhe se do të kemi kapacitet prodhues, në mënyrë që të mund të vaksinojmë vendet e pasura në 2021 dhe pjesën tjetër të planetit në gjysmën e parë të 2022, në mënyrë që fundi i pandemisë të mund të ndodhë”, ka thënë Gates.

Gjithashtu, ai ka thënë se vendet e pasura mund të fillojnë më herët kthimin në jetën normale, për shkak se do sigurojnë më shpejt vaksinat.

Vendet e pasura do të kenë më shumë mbulim vaksinimi sesa vendet e tjera. Në atë mënyrë, vendet e pasura do të kthehen në normalitet,”-ka thënë ai.

Bill Gates njihet shumë për parashikimet që ai ka bërë për pandeminë. Më herët, ai është shprehur se pandemia nuk do të përfundojë pa një vaksinë super-efektive si dhe në një parashikim tjetër tha se situata do të kthehej në normalitet vetëm verën e vitit 2021./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV