Mjeku Gazmend Koduzi: Rama ka shkuar për herë të dytë në shtëpinë e familjes Rasha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku dhe drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD Gazmend Koduzi jep  një informacion që nuk ishte bërë publik. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Koduzi tha se kryeministri Edi Rama ka shkuar për herë të dytë në familjen e Klodian Rashës.

 

-Ju thatë që PD e mbështet protestën, por nuk e organizon atë. Si e konfirmoni këtë?

-Të gjithë ata persona që janë në protestë janë në opozitë me këtë qeveri.

-Po them opozita zyrtare.

-Në radhë të parë ne duhet të dimë që kushdo që i përket një partie politike, fillimisht është qytetar, është familjar, është prind. Familja e atij djali është në dëshpërim të madh sepse ata atë djalë të vetëm kishin. Ju fik dera e tyre. Çfarë do ju thotë zoti Rama atyre? Nuk e di se si shkon ai atje, edhe për pazare shkon.

-Ku?

-Te familja Rasha. Është dhënë nga një gazetar që ka shkuar fshehurazi. Një kryeministër nuk mund të shkojë fshehurazi. Herën e dytë po them se herën e parë ka shkuar për ngushëllim dhe mirë ka bërë sepse është në traditën e shqiptarit që të shkojë për ngushëllim.  Pavarësisht se Rama nuk është gjakësi, ai është frymëzuesi i dhunës. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe...

Ulsi Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj...

“Me Rusinë nuk kemi përparim”, amerikanët zhgënjehen me Putin

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shprehu zhgënjimin e tij, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë më shumë përparim në përfundimin e luftës në...

100 mln euro për sulmuesin e Bundesligës, Liverpool nuk ndalet në merkato

Pas gjermanit Florian Wirtz, Liverpool është gati për një tjetër transferim big. Edhe kësaj here, brenda kampionatit gjerman. Mediat angleze raportojnë se "The Reds" po...

Tre njerëz u kujtuan në të njëjtën ditë, kush po e sulmon Lapajn?

Në harkun e dy orëve, sot u publikuan tri lajme në disfavor të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" dhe drejtuesit të saj, Adriatik Lapaj. Lajmi i parë:...

Lajme të tjera

Web TV