Arrestohen 13 mafiozë të klanit të “Bosit të bosëve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia italiane ka arrestuar 13 persona, të cilët akuzohen se janë pjesëtarë të klanit mafioz që drejtohet nga Matteo Messina Denaro, një prej personave më të kërkuar në Itali dhe në botë, i cili konsiderohet edhe si “Capo dei capi”, ose “Bosi i bosëve”, pas burgosjes dhe më pas vdekjes së Toto Riina-s.

Denaro mori drejtimin e klanit në vitin 1993, pas vdekjes së të atit, duke u bërë fillimisht bosi i Cosa Nostra të Trapanit, e më pas, i gjithë organizatës kriminale.

Sipas mediave italiane, të 13 të arrestuarit – kryesisht në Trapani dhe Palermo – kanë qenë persona shumë pranë bosit Denaro. Ata akuzohen për disa vepra të ndryshme penale përveç përfshirjes në organizata mafioze, si përfshirje e paligjshme në zgjedhje dhe kontroll territori.

Sipas prefektit Francesco Messina, mafia është kthyer të bëjë rolin e “sekserit” mes punëve publike dhe institucioneve shtetërore. Për këtë arsye, ka nisur një hetim edhe për kryetarin e Bashkisë së Kalatafimi-Segesta, një qytezë e vogël pranë Trapanit, Antonio Accardo.

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV