Atentat në Rrëshen/ Qëllohet me armë zjarri në rrugë 51-vjeçari (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anton Keli, 51 vjeç ka ndërruar jetë në spital pasi është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së sotme në Rrëshen.

Rreth orës 17:40, Keli është plagosur në rrugë dhe më pas është transportuar në spital aty ku dhe ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj plagosjeje, nëse ka ndodhur për një konflikt të çastit apo nëse ka një histori të mëparshme.

“Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është  plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Revista gjermane: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin evropian me plazhe magjepsëse

Vera është shumë afër, edhe pse temperaturat në vend po bëhen gjithnjë e më të nxehta, pushimet në Gjermani...

“Luizit nuk do i flas kurrë”, Efi flet edhe për Oltën: Hoqa dorë nga një program prej saj

E shumëkomentuara Efi Dhedhes, e ftuar në një rubrikë të Beniada Nishanit dhe Argjira Spancës në “E diell”, zbuloi disa detaje, të pathëna më...

Rama ndan momente nga takimi me emigrantët: Videokartolinë kuqezi nga Athina

Një ditë pas takimit me emigrantët në Athinë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me momentet më të bukura. Në sallën e mbushur...

Socialistët e Spanjës fitojnë votën katalanase, ja çfarë ndodhi me partitë pro-pavarësisë

Socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez kanë fituar zgjedhjet rajonale të Katalonjës pasi partitë pro-pavarësisë humbën terren. Partia Socialiste Katalane (PSC), nën ish-ministrin spanjoll të...

Çfarë përmban ushqimi që hani? Tabela periodike e ushqimeve ju tregon

Një projekt ndërkombëtar dëshiron të bëjë të njohura të gjitha përbërjet organike të pranishme në ushqimin që hamë. Për të përmirësuar shëndetin dhe sigurinë...

Lajme të tjera

Web TV