NEW YORK TIMES/ Shqiptarët, gati drejt perëndimit sa të vdesë Enveri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NEW YORK TIMES/  Ja çfarë shkruan gazeta amerikane. Skenarët e vitit 1984 për hapjen e Shqipërisë me Perëndimin

Nga David Binder

Më 18 qershor rojet shqiptare të kufirit hapën zjarr në mes të ditës ndaj tre zhytësve francezë të “Club Mediterranee”, duke vrarë njërin prej tyre. Më 16 shtator vranë edhe një tjetër shtetas grek, rojtar pylli në zonën kufitare. Të tilla lajme raportohen për Shqipërinë, e cila duket thuajse jashtë normalitetit; – e mbushur me fortesa dhe bunkerë të betontë që “pikëzojnë” kudo në të gjithë vendin, me politikë të jashtme agresive, me një simbol kombëtar që përmban sloganin “Me kazmë dhe pushkë” dhe me një histori represioni brenda vendit. 

Gjëegjëza shqiptare

Kjo është që të surprizon, pavarësisht incidenteve të tilla; Shqipëria, një shtet i vetmuar që deri kohët e fundit ka qenë gjithmonë një shërbëtore e fuqive të mëdha komuniste, dhe tani, në mënyrë graduale, duket se po thyen guaskën e izolimit dhe po shqyrton mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve të reja në Perëndim dhe në Lindje. Akoma më i çuditshëm është fakti se kjo është duke ndodhur teksa Enver Hoxha, udhëheqësi komunist shqiptar përgjatë 43 viteve të fundit, është akoma gjallë.

Ai është konsideruar hapur si brutal dhe paranojak, në një gjendje të çmendur, një i mbijetuar i shkëlqyer. Si pasojë, gjëegjëza shqiptare të huton sërish. A është ky vend enigmatik, me udhëheqjen e saj komuniste të dalë mode, në prag të një tjetër ndryshimi surprizues? Të paktë janë ata që mohojnë se Shqipëria është një gjëegjëzë, pasi ajo ka qenë për katër dekadat e fundit një nga vendet më pak të afrueshme me botën; duke iu kundërpërgjigjur me armiqësi politike padronëve të saj të njëpasnjëshme në atë kohë; Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.

Të lashtë, por të rinj

Shqiptarët janë pasardhësit e një prej popujve të njohur më të vjetër të Europës, Ilirisë, dhe akoma shteti-komb i tyre, i krijuar përmes një dekreti të Fuqive të Mëdha në vitin 1912, është një nga shtetet më të reja të Europës.

Ai është relativisht i vogël; është një vend kryesisht malor, pak më i madh sesa shteti i Marylandit, me një popullsi në përmasat sa të kryeqytetit të Bostonit, – rreth 3 milionë banorë. Sigurisht, ai është një nga vendet më të varfra të Europës. Mburrja e tij mospërfillëse se është bastion i komunizmit stalinist, në zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e rëndësishme Perëndimore, ka shkurajuar kontaktin dhe të dhënat për ekzekutimet e shqiptarëve të japin përshtypjen e rivaliteteve brenda udhëheqjes, e cila të shkakton neveritje.

Por, vendndodhja e saj, konfliktet e vjetra etnike dhe politike me fqinjët e saj të afërm, Greqia dhe Jugosllavia, e bëjnë atë kritike në mbajtjen e ekuilibrit të ndjeshëm politik në gadishullin e Ballkanit. Tani ekziston një dinamikë e gjallë në Shqipëri si rezultat i rritjes së shpejtë të popullsisë (Studimet demografike tregojnë se niveli i lindshmërisë është rreth 4-4 herë më i lartë sesa a i pjesës tjetër të Europës.

Mosha mesatare e popullsisë është 26 vjeçe). Autoritetet e Tiranës, kryeqyteti i vendit, përllogarisin se popullsia do të arrijë në 4 milionë në 15 vitet e ardhshme. Ekziston një domethënie nacionaliste te kjo, për zotin Hoxha, i cili deklaroi në vitin 1981 se “ne jemi 6 milionë”, një numër ky që përfshin shqiptarët që banojnë në Jugosllavi, Turqi dhe Greqi.

Era e ndryshimeve

Përgjatë viteve të fundit Shqipëria ka rihapur në mënyrë të matur disa nga kanalet e saj me Perëndimin, të mbajtura mbyllur për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, duke ndryshuar me kujdes shfaqjen e saj, që duket në mënyrë të fshehur në Tiranë, me njerëz që u përfshinë në udhëheqjen komuniste 40 vjet më parë, si revolucionarët e luftës dhe që gradualisht kjo po zëvendësohet me burra dhe gra të reja. Këto tendenca, të gërshetuara me rënien e ndjeshme të imazhit publik dhe sëmundjen e zotit Hoxha, kanë ngjallur interesin në zhvillimet shqiptare.

Refuzimi i vizës

Për rreth tri dekada Shqipëria nuk i lejoi gazetarët amerikanë të hynin në vend. 21 vjet më parë unë bëra aplikimin për një vizë që të vizitoja Shqipërinë që nga Jugosllavia. Konsulli shqiptar në Beograd ishte i përzemërt, por ai ishte i prerë që të refuzonte aplikimin.

Dokumentet e dërguara në Tiranë nuk morën asnjëherë përgjigje, megjithëse përfundimisht emri im ishte përfshirë në listën e zyrtare të sektorit të propagandës shqiptare. Së fundi, një kërkesë e imja përmes telefonit për një takim me përfaqësuesit diplomatik të misionit shqiptar në Kombet e Bashkuara mori këtë përgjigje: “Ju nuk mund të bisedoni me askënd, në asnjë kohë”.

Ajo që e solli këtë kërkesë është një bashkim i asaj që dihet dhe nuk dihet rreth Shqipërisë nga informacionet zyrtare të qeverisë së Tiranës, nga informacionet e pak akademikëve dhe korrespondentëve perëndimorë që kishin vizituar Shqipërinë dhe nga shqiptarët që kanë qenë arratisur gjatë viteve të fundit.

Enveri i sëmurë shkon në aktivitete sportrive

Zoti Hoxha, kryetar i Partisë Komuniste, që mbushi 76 vjeç më 16 tetor, raportohet se është sëmurë, dhe se në daljen e tij të fundit në publik, në një aktivitet sportiv në Tiranë më 20 tetor, teksa ecte, ai ishte mbajtur te ndihmësit. Në mënyrë të dukshme ai nuk doli për të folur në publik deri në fillimin e këtij viti. Shpesh ai i mënjanonte detyrimet e tij të rëndësishme publike dhe thjesht dërgonte një “mesazh përshëndetje”. Për këtë situatë, çështjet janë ngritur rreth asaj se çfarë mund të ndodhë në Shqipëri pas vdekjes së zotit Hoxha.

Eleminimi i Mehmetit, si u rinovua Byronë Politike

Kur u krijua Partia Komuniste në Tiranë në vitin 1941 me të dërguarit dy komunistë jugosllavë që shërbenin si ndërmjetës, zoti Hoxha, një ish-mësues, u zgjodh sekretari i parë i saj. Ai e mbajti këtë detyrë që atëherë e deri sot, duke shënuar një rekord unik për vendet komuniste europiane.

Në Jugosllavi ekzistonte thuajse një nervozizëm i dukshëm për shkak se Shqipëria, pas vdekjes së Hoxhës, mund të rrëshqiste, duke u kthyer sërish në orbitën e Bashkimit Sovjetik, i cili luajti një rol mbizotërues në çështjet shqiptare që nga viti 1948 deri në vitin 1961. Opinioni i jugosllavëve, si paralajmërues të çdo lëvizjeje në Tiranë, është se Shqipëria do të përmirësojë marrëdhëniet me aleatët rusë, siç ndodhi me Hungarinë apo Bullgarinë.

Ende, edhe për shumë vjet, udhëheqja Hoxha do të vazhdojë akuzat për Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara, duke i vlerësuar njësoj si superfuqi “imperialiste”, politikat e të cilave, përgjithësisht, kërcënojnë paqen e botës dhe aspiratat e kombeve të vogla. Ndryshimi më i habitshëm në politikën e jashtme të Tiranës zyrtare ka nisur rreth 10 vjet më parë, duke shënuar hapjen e saj ndaj Perëndimit, e kryesisht ndaj Italisë, e cila e pushtoi dhe e aneksoi Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një marrëveshje e re tregtare ishte finalizuar marsin e kaluar në Tiranë nga Nicola Capria, ministri i Tregtisë së Jashtme të Italisë dhe homologut shqiptar, Shane Korbeci. Në të vërtetë, dy qeveritë firmosën një marrëveshje kulturore, që parashikonte futjen e gjuhës italiane në Universitetin e Tiranës dhe mësimin e italishtes në shkollat e mesme. Në të njëjtën kohë, një marrëveshje e përbashkët ishte firmosur midis Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”.

Me këtë rast, ANSA siguroi, në mënyrë të pazakontë, një intervistë të nivelit të lartë me zëvendëskryeministrin Manush Myftiu. Nëntorin e kaluar Shqipëria hapi një qendër për shërbimet tregtare midis Portit të Durrësit dhe të Triestes.

Janë parashikuar gjithashtu edhe shërbimet e transportit detar mes ngushticës së Otrantos drejt Brindizit. Shqiptarët shprehën interesin për bashkëpunimin me palën italiane për lehtësimin në fushën e telekomunikacioneve, për ndërtimin e një hidrocentrali dhe shkëmbimin e pandërprerë të mallrave shqiptare të prodhuara nga fabrikat e këtij vendi.

Megjithatë, ekzistojnë pengesa të panumërta, përtej kontakteve të tilla, duke përfshirë refuzimin e Tiranës zyrtare që të pranojë hua, kredi apo ndihma financiare të huaja, të çfarëdo lloji. Këmbëngulja e tyre për kontaktet vazhdoi me një kohëzgjatje maksimale përgjatë një viti.

Si rezultat, pjesa më e madhe e tregtisë së jashtme ishte bërë në formën e shkëmbimeve, ku pala shqiptare i ofronte partnerit tregtar krom dhe naftë në shkëmbim të mallrave industriale. Pak vende perëndimore janë mësuar që të bëjnë biznes në këtë mënyrë dhe italianët janë shumë skeptikë për shtrirjen në shkallë të gjerë dhe realizimin e projekteve afatgjata në Shqipëri.

Vdekja e kryeministrit pasohet nga spastrime

“Politika e të ecurit vetëm të Shqipërisë” ishin përfolur se kishte qenë në qendër të një ndarjeje të thellë mes zotit Hoxha dhe bashkudhëtarit të tij, të ndjerit, kryeministrit Mehmet Shehu, i cili ishte vrarë apo kreu vetëvrasje gjatë një sesioni të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë në dhjetor të vitit 1981.

Vdekja e kryeministrit 73-vjeçar u pasua nga spastrimi i madh, i katërti i këtij lloji në rrethin e brendshëm të udhëheqjes që prej vitit 1948. Mbështetësit dhe të afërmit e zotit Shehu ishin arrestuar menjëherë si “armiq të popullit”.

Sipas shqiptarëve të arratisur në Perëndim, “të paktën katër prej tyre, duke përfshirë ministrat e Mbrojtjes, të Brendshëm, të Shëndetësisë si dhe shefin e Policisë Sekrete të qytetit të Vlorës, ishin ekzekutuar në shtatorin e vitit 1983 nga një skuadër pushkatarësh”.

Ramizi e Adili në krye të vendit

Pasardhësi i zotit Shehu në detyrën e kryeministrit është 62-vjeçari Adil Çarçani.

59-vjeçari Ramiz Alia duket se do të jetë kryetar i shtetit dhe pasardhësi i mundshëm i zotit Hoxha në drejtimin e partisë. Ai është 11 vjet më i ri sesa paraardhësi. (Ai mund të ketë qenë përfshirë si anëtar i lëvizjes në kohën e luftës. Ai iu bashkua Brigadës VII Sulmuese kur ishte 19 vjeç. Gjithashtu, zoti Alia ka shërbyer edhe si ideolog i partisë.)

Rrjedhja e ngjarjeve shikohet se është gjithnjë e më e dukshme në nivelet e tjera të udhëheqësve të partisë dhe qeverisë, me ardhjen së fundi të njerëzve të tillë si Lenka Çuko, anëtare e Byrosë Politike, zëvendëskryeministrit Besnik Bekteshi dhe sekretarit të Partisë, Vangjel Çerrava.

Të gjithë këta përbëjnë 40 për qind të tyre. Nikolaos A. Stavrou, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Harëard-it, i cili ka përgatitur tezën e tij të masterit për elitën e pushtetit në Shqipëri, thotë se kërkimi i tij tregon se Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë ka udhëheqës të rinj dhe në moshë mesatare më shumë se çdo parti tjetër komuniste.

Po ashtu, edhe përqindjen më të lartë të grave në poste të larta drejtuese. Në të vërtetë, Lenka Çuka, anëtare e Byrosë Politike, është ministre Bujqësie; Themie Thomai, ministre e Arsimit; Tefta Cami, ministre e Kulturës; Vito Kapo, ministre e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore. Bashkëshortja e zotit Hoxha, Nexhmija, ka mbajtur për shumë vjet poste drejtuese kyçe, duke përfshirë edhe drejtimin e Institutit të Marksizëm-Leninizmit, – shkolla e përgatitjes së kuadrove partiakë.

Vështirësitë e jetës

Ndërsa është e pamundur për të mësuar diçka në lidhje me punën e brendshme të udhëheqjes, është gjithashtu e vështirë për të marrë informacion të dorës së parë në lidhje me jetën e përditshme në Shqipëri. Turistët – rreth 3,000 në vit – shohin vetëm fragmente të kontrolluara me kujdes. Vizitorët që u bëjnë thirrje të afërmve janë betuar të heshtin. Historitë e të arratisurve nuk mund të verifikohen lehtë.

Malet e thyera dominojnë Shqipërinë, me plotësisht dy të tretat e vendit. Vetëm rreth 13 përqind e tokës është e kultivuar, megjithëse më shumë po rigjenerohet gradualisht nga skajet moçalore – dhe më parë malaries – të fushave bregdetare. Në vendet e larta, pemë si: lisi, arra, ahu, pisha dhe bredhi ka me bollëk, ndërsa fiku, ulliri dhe agrumet kultivohen në rajonet e ulëta të bekuara me një klimë të butë.

Jeta është e rreptë, siç ka qenë për shumicën e shqiptarëve nëpër epoka. Java e punës së detyrueshme është 48 orë. Automjetet në pronësi private janë të panjohura. Numri i aparateve televizive (45,000 u numëruan në 1981) po rritet gradualisht. Por, për një vend që kishte vetëm dy transmetues radioje në 1945, përmirësimet në komunikime janë thelbësore. Transmetimet e fuqishme të valëve të shkurtra të Radio Tiranës të programit të saj në gjuhën angleze janë qartë të dëgjueshme në këtë vend.

Një botim i fundit i revistës “Shqipëria e Re” në gjuhën angleze, tregon një grup studentësh të hijshëm, me veshje me lule, bluza dhe funde, në hyrje të Universitetit të Tiranës. Motrat e tyre më të vogla shfaqen në fotografi të tjera të veshura me jakë të lidhura me dantella, përparëse të zeza, çorape të bardha dhe sandale me rripa të kuq. Vajzat më të vogla shfaqen me fustane të bardha që mbajnë yje të mëdhenj të kuq në një tubim të veteranëve të luftës. Hartmut Albert, një studiues gjerman i cili kohët e fundit kaloi katër javë në Shqipëri, vërejti në një ese: ”Stili i veshjes është relativisht modest, i thjeshtë, pa pajisje shtesë në modë. Gjatësia e fundeve përcaktohet nga një normë mjaft e rreptë, por vonë është lejuar një gjerësi e vogël.”

Në ndryshim nga e kaluara, burrat rrallë mbajnë mjekër. Vizitorët meshkuj me flokë të gjata nga Perëndimi ka të ngjarë t’i nënshtrohen berberisë gjatë mbërritjes në kufirin ose aeroportin e Tiranës.

Marrë me shkurtime

Shkrimi është publikuar më 11 nëntor 1984 në “The New York Times”

Titulli origjinal është “Albania opens its door a crack”

 

Të fundit

Nuk ka befasi, Manchester City shkatërron Brightonin dhe merr kryesimin e Premier League

Manchester City me shpejtësi maksimale në sprintin final të sezon. Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0...

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me disa qirinj. Kjo është fotoja tipike...

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat...

E bujshme/ Qatip Osmani largohet nga pankina e Vllaznisë

Qatip Osmani nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë. Mbrëmjen e së enjtes, klubi shkodran përmes një njoftimi në rrjetet sociale njoftoi ndërprerjen...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Lajme të tjera

Web TV