Deputetja e PS Klotilda Ferhati: Bledi Çuçi, i duhuri për të drejtuar Ministrinë e Brendshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje kryeministri Edi Rama emëroi në krye të ministrisë së Brendshme Bledi Çuçin në vend të Sandër Lleshajt. Por si vlerësohet Bledi Çuçi si ministër i ri i këtij dikasteri. Deputetja e PS Klotilda Ferhati tha për emisionin HARD TALK NGA ROALND QAFOKU se ai është ministri i duhur për rendin dhe sigurinë.

-Si e vlerësoni ju Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe çfarë pritshmërish ka emri i tij në krye të ministrisë?

-Bledi Çuçi në kuadrin profesional është një prej ekspertëve më të mirë të PS në fushën e vet dhe është një nga njerëzit me integritetin më të lartë në PS . Është një nga njerëzit që ka qenë në momente kyçe një nga faktorët e gjetjes së zgjidhjeve dhe rrugës së duhur siç është edhe reforma zgjedhore, reforma territoriale, e ka karakterizuar profesionalizmi, përgjegjshmëria e lartë, dhe fakti që në vija të kuqe kemi standardet. Një person i prirur drejt parimeve dhe standardeve, një person i prirur drejt zgjidhjes së çështjeve, nuk mendoj se do kishte qenë zgjidhje më e mirë se ai në krye të ministrisë së Brendshme. Them që zoti Çuçi është një nga figurat më të mira të PS që e meriton më së miri këtë dhe uroj me shpirt që të vijojë gjithë procesin përpara që të përmirësojë standardet duke shtuar kështu luftën kundër kriminalitetit dhe të kenë rezultate siç edhe presin qytetarët. /Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV