Intervista/ Lefter Maliqi: Nëse PD nuk publikon listat brenda dhjetorit do humbasë zgjedhjet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, në një intervistë për emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, analizon situatën në vend dhe i kërkon opozitës që të shpallë koalicionet dhe listat e kandidatëve sa më parë, tani në dhjetor ose maksimalisht në janar. Planet për të ardhmen, parashikimi për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021, dhe si e sheh rolin e Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm.

Nga Roland Qafoku

-Zoti Maliqi, a është e përgatitur opozita për të ardhur në pushtet?

Opozita është drejt fitores, por është shumë e vonuar. Kjo vonesë, moskrijimi i koalicioneve dhe mos shpallja e kandidatëve që është shumë thelbësore, se njerëzit do votojnë dhe kandidatët nuk do votojnë vetëm liderët e partive, është shumë e vonuar dhe rrezikon nëse në fund të dhjetorit, në fund të janarit nuk ka shpallur dhe koalicionet dhe kandidatët dhe rrezikon seriozisht fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Për të shmangur këtë pakënaqësi nga kjo keq-qeverisje, duhet që opozita të zbresë në bazë, jo në media. Në media le të dalin 2-3 veta siç dalin ata të PS-së, porn ë bazë nuk po shikojmë njeri. Janë disa eksponentë të LSI-së në bazë, por nuk po shikojmë eksponentë të tjerë. Nëse nuk i shpall në dhjetor dhe në janar kandidatët, PD rrezikon seriozisht zgjedhjet dhe kjo është një fatkeqësi. Në fillim të janarit duhet të jenë në bazë kandidatët. Edhe koalicionet duhen shpallur brenda dhjetorit. Sepse nuk ka më kohë.

-Lefter Maliqi do jetë me LSI-në?

Nuk e kam vendosur. Besoj se do vendos brenda dhjetorit, ndaj thashë që i stopoj të gjitha mediat se është e njëjta pyetje që më është bërë në të gjitha televizionet. Janë kontaktet e fundit dhe besoj se në fillim të janarit do jem në bazë sepse jam më vonesë. Pavarësisht se njihem, unë e ndiej veten që jam me vonesë përballë kësaj sfide të madhe që janë zgjedhjet e 25 prillit.

-Çfarë vlerësimi keni për ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj?

Isha me disa deputetë të PS para disa ditësh sepse Komisioni i Sigurisë ku bëj pjesë unë, shkoi për një inspektim në Pogradec, Dibër të Madhe dhe Peshkopi. Do merrja guximin t’i bëja një mesazh zotit Lleshaj.

-Ja dërgove?

Nuk ja dërgova, por po ja përcjell përmes studios tuaj. Në rradhë të parë një herë i uroj shëndet, kjo ishte një sfidë e humbur e tij, por unë e vlerësoj si intelektual, e vlerësoj si ushtarak korrekt që e do vendin e tij, por nuk kanë të bëjën fare qëndrimet e mia të cilat kanë qenë politike. Unë i kam thënë në interpelancë: “Zoti Lleshaj moralisht duhet të jepni dorëheqjen se ju keni rënë.” Kishte kohë që kishte rënë, rrinte kot ministër. Zoti Lleshaj nuk i zbatonte detyrat e ministrit siç i takonin me ligj sepse nuk e linte kryeministri, nuk drejtonte dot Drejtorin e Përgjithshëm, nuk e pyeste Sekretari i Përgjithshëm, nuk e pyeste PS, nuk e pyeste kryeministri. Pra, ministry i Brendshëm nuk kishte atributin dhe integritetin e duhur për të drejtuar Policinë e Shtetit. Ai donte ta bënte detyrën, por ishte e pamundur. Vrasja e 25 vjeçarit nuk është faji i Lleshajt, pavarësisht se ai dha dorëheqjen. Madje dorëheqjen nuk e dha vetë, por ja kërkuan. Nga ana morale bëri mirë që dha dorëheqjen, por nuk duhat të jepte dorëhqjen Sandër Lleshaj. Në rastin konkret, vrasja e Klodian Rashës ngelet ende e dyshimtë.

-Pse e dyshimtë?

Arma është hedhur 50 m më larg, ishte e paqëlluar, ishte pa shenja gishtash dhe ishte në ujë. Ishte i goditur, i përleshur më përpara. Edhe raporti mjeko-ligjor ishte dyshues.

-Çfarë do të thotë kjo?

Veprimet e SHKB-së, deklaratat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë nul. Dhe unë për këtë pata dhe informacione ku më dolën 3-4 policë të Shqiponjës përballë. Më kanë thënë se edhe drejtuesi i këtyre, ish-Shef Komisariati nuk ja di emrin, i hequr për shkelje në Korçë, është vendosur nga Drejtori i Përgjithshëm. Është personi që jep instruktazh dhe thonë se po t’i bëhet testi i drogës këtij dhe ndonjë tjetri del me probleme. Komandati i Shqiponjave jep instruktazhe duke futur frymën e keqe në këtë trupë. Unë kam respect për trupën e Policisë së Shtetit. 80% e tyre janë njerëz në sinkron me ligjin dhe të vjetër në detyrë, por rreth 20% janë militantë. Sigurisht që Policia e Shtetit ka të drejtën e votës.

-Militantë të kujt?

Militantë të PS. Përdoren me urdhër politik.

-Zoti Maliqi, si e parashikoni ministrinë e Brendshme nën drejtimin e Bledi Çuçit?

Lexo edhe :  Lorenc Vangjeli: Përplasja Rama-Meta, pushteti nuk është marrëdhënie dashurie, por produkt interesi

Nuk e njoh nga afër, di që është një person i urtë. Dhe kjo urtësia më bën skeptik.

-Pse çfarë prisni të bëjë, të marrë mitrolozin?

Pvarësisht sa e njoh aty, besoj se do jetë afatshkurtër në detyrën e ministrisë së Rendit.

-Çdo të thotë kjo?

Do të thotë se nuk e bën dot atë detyrë. Besoj do jetë në të njëjtën sinkron siç ka qenë Lleshaj për kompetencat, sepse Xhafaj dhe Tahiri kanë qenë krejt ndryshe përsa i përket vartësisë me Policinë e Shtetit.

-Prova më e madhe për zotin Çuçi janë zgjedhjet.

Çuçi nuk është konfliktual.

-Dhe raporti i Policisë me zgjedhjet, aty vlerësohet Çuçi.

-Nuk vlerësohet aty.

-Pse?

Sepse nuk ka fuqi. Po pati fuqi për të drejtuar Policinë e Shtetit, po. Po s’pati fuqi nuk vlerësohet aty. Shigjetat do bien mbi Ardi Veliun nëse do ketë problem gjatë zgjedhjeve me Policinë e Shtetit.

-Si e parashikoni ju, a do marë Edi Rama një mandat të tretë?

Beteja do jetë e fortë. Beteja do jetë shumë e fortë dhe nuk duhet nënvlerësuar asgjë. Rama ka një qëndrim krejt ndryshe nga Sali Berisha në 2013. Shikoj që qëndrimi i tij dhe fushatat në bazë, tregojnë se ai kërkon vërtet një mandate të tretë. Të gjithë mendojnë se do ndodhë rrotacioni, dhe unë shpresoj të ndodhë rrotacioni, sepse i bën mirë vendit sepse duhet demokracia në parlament, pushtet lokal, kështu që besoj se beteja do jetë e fortë, mundësitë e opozitës janë shumë të mëdha, por nëse deri javën e parë të janarit nuk janë shpallur koalicionet dhe kandidatët, PD rrezikon seriozisht fitoren. Dhe kandidatët duhet të jenë njerëz që gëzojnë reputacion.

-Zoti Maliqi, si i shikoni partitë e vogla nga të dyja spektret e politikës?

Nëse do mendimin tim, nuk po iu futem partive të tjera të opozitës por po qëndroj te zoti Duka. Zoti Duka është një drejtues me integritet, ka një peshë elektorale të madhe në Durrës, por madje dhe më gjerë, është krejt ndryshe nga zoti Xhuveli në strukturat e partisë. Zoti Duka do kishte dalë kryetar bashkie dhe atëherë kur ia kërkoi PD. Për mua, nuk do humbur një person i tillë. Zoti Duka ka një peshë që i bën dëm opozitës. Vjen nga e majta por i bën dëm opozitës nëse nuk rreshtohet atje ku duhet. Nga të dhënat e mia, ai ka refuzuar çdo ofertë të zotit Rama, dhe para 4 vitesh për ministër Bujqësie, edhe tentativat e fundit. Ka një integritet për mua që duhet vlerësuar nga opozita. Ka të paktën një mandat në Durrës, por mund të ketë dhe mandate të tjera. Janë afruar me të figura shumë të mira siç është Arben Malaj, apo edhe një deputet në veri, Bedri Hoxhaj. Kështu që zoti Duka është peshë më vete. Bashkimi pastaj me të gjithë spektrin politik i bën mirë. Nuk e di me kë do jetë LSI-ja dhe të dyja këto parti do kenë një marrëveshje paraprake.

-Shqipëria do jetë me mirë pas zgjedhjeve të 25 prillit?

Besoj se do jetë më e mirë, besoj se do ketë problem pas zgjedhjeve ku njëra palë të akuzojë tjetrën, por besoj se do jetë më e mirë sepse dhe deputetët do jenë më të mirë se ç’janë, pavarësisht se listat sërish do bëhen nga kryetarët e partive, por nuk do kemi më gallata dhe ulje të figurës së deputetit, saqë dhe unë që kam 6-7 vjet më vjen ndonjëherë “ndot” kur dal me atë deputet. Këta nuk dinë të flasin, këta bëjnë gafa, këta nuk kanë sjelljen e duhur. Është ulur shumë figura e deputetit në Shqipëri. Duhen njerëz me integritet, jo me të shkuar kriminale, jo me diploma të blera, pavarësisht pasurisë që mund ta kenë vënë nga droga, nga trafiqet, nuk është leku gjithçka. Unë jam i gatshëm të heq dorë nga mandati i deputetit për të shërbyer në një tjetër pozicion. Deputetët duhet të jenë njerëz që ja vlejnë, njerëz me kontribute, me vlera, seriozë.

-Si e vlerësoni Reformën në Drejtësi dhe konkretisht SPAK-un?

Fillimisht kam qenë skeptik. SPAK është investim i SHBA-së. Fillimisht pamë disa Shoë qeveritarë ku SPAK-un e rreshtuan me Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e ministrit të Brendshëm në atë kohë, zotit Lleshaj. Disa veprime të SPAK janë për tu përshëndetur, por disa veprime të lënë akoma skeptik.

Të fundit

Dërgohen doza të Pfizer edhe në Korçë, nis vaksinimi për 150 mjekë dhe infermierë

Do të nisë sot procesi i vaksinimit të bluzave të bardha edhe në qytetin e Korçës. Fillimisht është parashikuar...

Prezencë e mjegullës në rrugë, ARRSH thirrje shoferëve: Tregohuni të kujdesshëm 

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje shoferëve të tregohen të kujdesshëm, pasi ka prezencë të mnegullës në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok. ARRSH u bën thirrje drejtuesve...

Intervistë Besnik Jakaj/ LSI ka identitetin e saj, dalëm me listë më vete për maksimalizimin e votave

Nga Aurela Xhika Për përfaqësuesin i LSI-së, Besnik Jakaj, gjendja pandemike në vend është përkeqësuar edhe si pasojë e politikave qeveritare, ku sipas tij, më...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Ministria e Brendshme jep një njoftim të rëndësishëm mbi aplikimet për ID dhe pasaporta biometrike

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe sot,...

Infektohet me Covid-19 Arqipeshkvi i Shkodrës, niset urgjent drejt Italisë

Arqipeshkvi i Shkodrës dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, ka rezultuar pozitiv me Covid- 19. Në njoftimin për...

Lajme të tjera

Web TV