FSHF mbledh klubet e Kategorisë Superiore, seminar për kriteret e licencimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare e Futbollit ka organizuar një mbledhje me klubet e Kategorisë Superiore, të cilat do të aplikojnë për të marrë pjesë ne veprimtaritë e UEFA-s si dhe në të gjitha veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF për sezonin e ardhshëm 2021-22.

Siç dihet, çdo klub futbolli është i detyruar të përmbushë kriteret e vendosura në Rregulloren e Licencimit të Klubeve për të siguruar një “Licencë të UEFA-s dhe FSHF-së”, e detyrueshme për pjesëmarrje në veprimtaritë e tyre.
Seminari u zhvillua në dy seanca të ndryshme.

Në seancën e parë, që u drejtua nga Menaxheri i licencimit të klubeve, Eduard Gjini, u trajtuan mënyrat se si duhet të plotësohen dosjet me dokumentet për kriterin sportiv, kriterin e infrastrukturës, kriterin e administratës dhe personelit dhe kriterin ligjor.
Në seancën e dytë, që u drejtua nga eksperti i kriterit financiar Kristaq Ndini, u trajtuan tema rreth përmbushjes dhe plotësimit të dosjeve të kriterit financiar, mbështetur edhe nga dokumentacioni i sjellë nga departamenti i licencimit të UEFA-s si dhe konkluzionet e auditit të fundit te saj.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Hirushja” e Champions League, Dortmund mposht PSG dhe shkon në finalen e lavdishme

Borussia e Dortmundit shuan ëndrrën e PSG-së për të prekur për herë të dytë në histori finalen e Championsit....

TikTok padit SHBA për të bllokuar ligjin që mund të ndalojë platformën e mediave sociale

TikTok dhe kompania e tij mëmë kineze ByteDance po padisin SHBA-në për një ligj që do të ndalonte aplikacionin e njohur të ndarjes së...

“Pse nuk dole pas Romeos”, banorët e ‘bëjnë për ujë të ftohtë’ Heidin, ja si përgjigjet

E vënë përballë pyetjeve të banorëve dhe opinionistëve, Heidi u shpreh se në ato momente ishte e trishtuar dhe e mendoi të dilje, por...

Histeria në Tiranë, pas një horrori në Shkodër!

Nga Ylli Pata Jemi tre ditë pas një ngjarje të tmerrshme në Shkodër. Ku Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë mbytur në ujrat...

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në fakt, ai kishte mbushur një...

Lajme të tjera

Web TV