Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka uruar të gjithë besimtarëve festën e Krishtlindjes.
Përmes një videomesazhi ajo ka uruar në veçanti të gjithë mjekët të cilët janë në frontin e parë të luftës me armikun e padukshëm, koronavirusin.
“Në këtë ditë të lindjes së shpresës, dua të ndaj me ju dy fjalë zemre: Po lemë pas një vit të pazakontë. Kemi kaluar ditë të mbushura plot dhimbje dhe me sakrifica, por edhe me shembuj të pabesueshëm force dhe kurajoje.
Një vit në të cilin kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës, kemi ndryshuar planet por kemi ndryshuar dhe traditat.
Gëzuar dhe një falenderim nga zemra për çdo mjek, infermier, laborant, epidemiologu, urgjentisti, farmacisti e çdo sanitare të sistemit tonë shëndetësor.”, shprehet ndër të tjera ministrja./Bl.Ba/Fjala.al