Pas pensionistëve, shpërblim në fund të vitit për policët dhe mjekët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas pensionistëve, shpërblim në fund të vitit do të marrin efektivët e policisë dhe bluzat e bardha.

Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare bëhet e ditur se mjekët dhe policët do të marrin bonus, ndryshe nga pjesa tjetër e administratës, për shkak se kanë qenë në vijën e parë të fronit të luftës ndaj koronavirusit dhe kanë punuar me orare të zgjatura dhe të rrezikuar.

Referuar këtyre kushteve pas shpërblimit të pensionistëve do të shpërblehen edhe këto dy kategori, për të cilët pritet një tjetër vendim në ditët e ardhshëm që do të përcaktojë edhe shumën që do të marrë çdo përfitues. Ndërsa vendimi për shpërblim ka hyrë menjëherë në fuqi.

U miratua vendimi për një shtesë në vendimin nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshuar në mbështetje të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit””, thuhet në dokument.

Kujtojmë se qeveria ka bërë një ndryshim në vendimin e viti të shkuar ku thuhej se të gjithë punonjësit e administratës nuk do të marrin asnjë shpërblim të veçantë për festat e fundvitit.

Lexo edhe :  Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria i nxjerr me emër e figurë

Edhe për këtë vit ky vendim vazhdon të jetë në fuqi, por me një ndryshim, që do përjashtohen mjekët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, ndërsa kategoritë e tjera vazhdojnë të kufizohen nga vendimi i 2019.

Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Pika 9, e vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, riformulohet, si më poshtë vijon: 9. Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”, përcaktohej në vendimin fillestar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Lajme të tjera

Web TV