Vendimi i qeverisë/ Shpërblim për mjekët dhe policët, nga 20 mijë lekë deri në një pagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një vendim të marrë ditën e djeshme, qeveria ka vendosur që përveç pensionistëve të shpërblehen edhe strukturat shëndetësore dhe Policia e Shtetit. Llogaritja e shpërblimit mbi bazën e angazhimeve të këtyre dy sektorëve në përballjen me pandeminë.

Nga Fernada Cenko

Pas pensionistëve, shpërblim në fund të vitit do të marrin efektivët e policisë dhe bluzat e bardha, sepse kanë qenë të parat që janë përballur me qyetarët në këtë kohë pandemie. Vendimi është marrë dje nga qeveria, por ende nuk është përcaktuar shuma që do të kalojë në formë shpërblimi dhe cilët kategori do të përfitojnë deri në një pagë të plotë. Sipas burimeve të situara nga gazeta “Fjala”, efektivët e policisë do të vlerësohen sipas kategorisë dhe shërbimit që kanë kryer në kohën e pandemisë.

Ata pritet të shpërblehen nga 20 mijë lekë të reja deri në një pagë të plotë. Për këtë vendosin titullarët në strukturën e policisë se si do të bëhet përcaktimi për këtë shpërblim. Por edhe për mjekët dhe infermirët do të jenë drejtuesit e spitaleve, që në bazë të punës së bërë gjatë kësaj periudhe, do të marrin shpërblimin. Sipas burimeve shpërblimi do të jetë në të njëjtat shifra, nga 20 mijë lekë të reja deri në një pagë shpërblim.

Si policia edhe mjekësia do të shpërblehen nga fondi i tyre rezervë. Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare bëhet e ditur se mjekët dhe strukturat e rendit do të marrin bonus, ndryshe nga pjesa tjetër e administratës, për shkak se kanë qenë në vijën e parë të fronit të luftës ndaj koronavirusit dhe kanë punuar me orare të zgjatura dhe të rrezikuar. Referuar këtyre kushteve pas shpërblimit të pensionistëve do të shpërblehen edhe këto dy kategori, për të cilët pritet një tjetër vendim në ditët e ardhshëm që do të përcaktojë edhe shumën që do të marrë çdo përfitues.

Ndërsa vendimi për shpërblim ka hyrë menjëherë në fuqi. “U miratua vendimi për një shtesë në vendimin nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshuar në mbështetje të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit””, thuhet në dokument.

Kujtojmë se qeveria ka bërë një ndryshim në vendimin e viti të shkuar ku thuhej se të gjithë punonjësit e administratës nuk do të marrin asnjë shpërblim të veçantë për festat e fundvitit. Edhe për këtë vit ky vendim vazhdon të jetë në fuqi, por me një ndryshim, që do përjashtohen mjekët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, ndërsa kategoritë e tjera vazhdojnë të kufizohen nga vendimi i 2019. “Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Pika 9, e vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, riformulohet, si më poshtë vijon: 9. Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve”, përcaktohej në vendimin fillestar.

Lexo edhe :  Revokimi i arrestit shtëpiak/ Mbahet sot seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO për Berishën

Ndalohet dhënia e PPP-ve para zgjedhjeve/Çaka: Koncesionet që kanë nisur nuk ndërpriten

Duke filluar nga data 25 dhjetor 2020, qeveria e ka të ndaluar të japë kontrata koncesionare dhe PPP, vendim i marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 4 muajt e ardhshme deri në datën e zgjedhjeve. Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Çaka shpjegoi në Report Tv se kontratat që janë nënshkruar më përpara nuk do të preken. “Mbi bazën e këtij propozimi, komisioni diskutoi në mënyrë të tillë jo vetëm që ti hapë rrugën një fushate zgjedhore më të paanshme por njëkohësisht duke bërë një balancë që mos kishte dhe pengim të aktivitetit normal të administratës shtetërore.

U gjet me konsensus që nga dita e sotme që ndërpriten ato koncesione të reja. Të gjitha koncesionet dhe PP-të që kanë filluar të bëhen më përpara, nuk preken sepse nuk cenojnë pjesën e fushatës. Nëse ne do pezullonim dhe këto do pezulloheshin shumë veprimtari të përditshme dhe pezullon punën e shtetit. Ishte një ndër pikat më të forta të diskutimeve”, shprehet Caka. Një tjetër çështje për të cilën KQZ ka dhënë dakordësinë është dhe ndalimi i përdorimit të administratës zgjedhore në fushatë. Çaka shpjegon se kur administrata mund të përfshihet në fushatë.

“Punonjësi që është me statusin e nëpunësit civil, që gjatë orarit të punës e kanë të ndaluar pjesëmarrjen në fushatë, ndërsa pas orarit të punës iu lejohet të bëjnë fushatë, por dallimi qëndron në faktin që nëpunësi civil nuk duhet ta bëjë këtë fushatë në mënyrë aktive, nuk mund të shprehë bindjet e tij, nuk mund të mbajë pankarta dhe nuk mund të marrë pjesë aktivisht në fushatë. Mund të marrë pjesë në fushatë por thjesht si dëgjues. Ndërsa pjesa tjetër e administratës kuptohet që pas orarit të punës lejohet”, thotë anëtari i Komisionit Rregullator.

Qeveria ka të ndaluar gjithashtu promovimin në media dhe publik të një sërë aktivitetesh, përfshirë dhënien e çelësave të shtëpive, lejeve të legalizimit etj. Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të konstatojë që nëse një veprimtari është e ndaluar ka të drejtën që ti drejtohet institucionet që po zhvillon këtë veprimtari ta ndërpresë, dhe më pas autoritetit të medias që këto aktivitete të mos bëhen publike. Autoriteti i medias më pas duhet t’u çoj informacion mediave për aktivitetet e ndaluara.

Qeveria miraton shpronësimet për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë

Përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e djeshme Qeveria ka miratuar shpronësimin e tokave ku do të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë. Me këtë vendim lejohet vendimi me procedurën e ndërtimit të varrezave të ushtarëve të rënë në luftën italo-greke, në vitet 1940-1941. Përmes një vendimi të marrë në mbledhjen e djeshme Qeveria ka miratuar shpronësimin e tokave ku do të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë. Me këtë vendim lejohet vendimi me procedurën e ndërtimit të varrezave të ushtarëve të rënë në luftën italo-greke, në vitet 1940-1941.

Kjo VKM vjen në mbështetje të marrëveshjes së bashkëpunimit me Greqinë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, marrëveshje e ratifikuar në Kuvend. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej rreth 733 mijë lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën 50 mijë lekë do të përballohen nga Ministria e Mbrojtjes.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV