Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 8 viktima dhe 181 raste të reja me Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë me dije këtë të hënë se në Kosovë janë shënuar 8 vdekje nga COVID-19 dhe nga kryerja e 1002 tamponëve kanë rezultuar pozitivë 181 persona.
Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar 407 pacientë.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50.801. Prej tyre, 1.317 pacientë kanë vdekur dhe 39.969 janë shëruar. Ndërsa raste aktive aktualisht janë 9.515./r.g/fjala.al