Vrasja e dyfishtë në Tiranë, Jaupi: Ngjarja në sy të dy fëmijëve të mitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy motra janë ekzekutuar me armë zjarri këtë të enjte në zonën e Astirit në Tiranë. Autori i kësaj ngjarje të rëndë është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut i identifikuar si Përparim Ademi, 59 vjeç bashkëjetues me një nga viktimat.

Drejtoi i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ku si pasojë kanë humbur jetën motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani rreth 40 vjeç.

Jaupi në fjalën e tij ka theksuar se në vendin e ngjarjes është gjetur një automatik, që dyshohet të jetë dhe arma e përdorur në krim.

Gjithashtu ai ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të një nga viktimat.

“Menjëherë u organizuan shërbimet e policisë dhe kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar 2 viktimat. Autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik. Armën e ka lënë në banesë dhe është larguar në këmbë.

Menjëherë kemi organizuar shërbimet e policisë duke dhënë foton dhe gjeneralitetet e sakta të autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Vijojmë hetimet e plota. Po marrim të gjitha provat si dhe do të pyeten edhe dëshmitarët. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç“, tha Jaupi.

Të fundit

Zgjedhjet për kreun e degës së Rithemelimit në Korçë Ja sa anëtarë votuan

Pritet numërimi i kutive pas mbylljes së votimit për kreun e Rithemelimit të PD-së në Korçë. Votimi nisi në...

Turbulenca të forta godasin avionin gjatë fluturimit, plagosen 12 pasagjerë

Rreth 12 pasagjerë u plagosën, pasi avioni 'Qatar Airways' nga Doha në Dublin u godit nga turbulencat. Avioni i cili u ul në Dublin pak...

Analiza: Më pak zogj shtegtarë në lagunat shqiptare

Lagunat shqiptare janë të mirënjohura për popullsinë e zogjve shtegtarë. Ekspertët paralajmërojnë megjithatë se numri i këtyre zogjve po bie dhe se shkaktarë janë...

Përse Edi Rama i mbush stadiumet me diasporën?

Nga Ylli Pata Teoria e dërgimit me autobuzë nga Lezha apo Dibra në Milano e administratës, natyrisht që këtë herë bëhet me qesharake se të...

A ndikon vaji i peshkut në trajtimin e akneve?

Shumë prej atyre që e kanë kanë përjetuar betejën me njollat e zeza apo aknet, kanë përdorur shumë produkte kozmetike, trajtime në kushtet e...

Lajme të tjera

Web TV