Dy automjete janë përfshirë në aksident në aksin Elbasan-Metalurgji.
Korrespondenti i “Panorama” raporton se dyshohet që të plagosur kanë mbetur dy persona, të cilët janë në gjendje kritike për jetën.
Si pasojë e aksidentit aksi Elbasan-Metalurgji është i mbingarkuar me automjete për shkak të kthimit të qytetarëve që kanë festuar në lindje të vendit.
Ndërkohë policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit janë duke punuar për të nxjerrë nga automjetet personat që kanë mbetur brenda.