Kanye do të shpërngulet në Londër pas divorcit nga Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj jave. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit. Për këtë ndarje të tyre janë thënë shumë e shumë fjalë, aq sa u aludua se Kanye kishte tradhtuar Kim me Jeffree Star.

Në fillim ky supozim u ngrit në Tik-Tok dhe u përhap me shpejtësi në media. Thuhej se Jeffree ishte zhvendosur për të jetuar pranë Kanye, mirëpo ky i fundit i hodhi poshtë të gjitha thashethemet. Ylli i “Youtube” tha se nuk ka fjetur kurrë me reperin dhe se të gjitha lajmet e përhapura për ta kanë qenë shumë qesharake, shkruan The Mirror.

Ndërkohë së fundmi është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Evropë. “Mirror” bën të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

“Pasi divorci të finalizohet, Kanye ju ka thënë miqve të tij se e sheh të ardhmen e tij në Londër. Ai është i vendosur që ta përhapë korin e shërbimit të së Dielës në Evropë dhe mendon se Londra do të ishte një bazë e mirë”, kanë thënë burimet për “Mirror”.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV