Në Malin e Zi mund të hyhet pa bërë testin e koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Testi i koronavirusit nuk do të jetë më i obligueshëm për të hyrë në Mal të Zi.

Ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi, Jellena Boroviniç Bojoviç, tha se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt.

Boroviniç Bojoviç tha se do të hiqet edhe ndalesa për trafikun midis qyteteve të Malit të Zi, gjatë fundjavave.

Sipas saj, lehtësimi i masave është bërë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Ajo tha se shkalla e përdorimit të kapaciteteve spitalore aktualisht është rreth 57 për qind, krahasuar me gjysmën e dytë të dhjetorit kur ka qenë 67 për qind.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar të hënën edhe për 388 raste të reja me koronavirus dhe për katër viktima.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në këtë vend me mbi 620,000 banorë, aktualisht është 9,595.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverë të vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar gjithsej 52,819 raste me koronavirus. Prej tyre, 729 pacientë kanë vdekur.

Të fundit

Ish banorja e BBV humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua…

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit...

Kush po pret fundin e Berishës?/ Murrizi liston emrat: Bardhi, Këlliçi dhe…

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Berisha të...

TMERR/ Gjendet e varur në shtëpinë e saj policja shqiptare, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një efektive policie ka ndërruar jetë. Mediat vendase raportojnë se efektivja është gjetur pajetë në...

Skemë tjetër pensionesh/ Kush do paguhet më shumë?

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

E ironizoi publikisht, Ermal Mamqi i përgjigjet Rezart Veleshnjas?

Ermal Mamaqi duket se i është përgjigjur indirekt Rezart Veleshnjajt pasi e ironizoi publikisht. Ai ka publikuar të dhënat e interaktivitetit të tij në...

Lajme të tjera

Web TV