Vajza nëse dëshironi të jeni mjeshtre të flirtimit, këto janë lëvizjet që duhet t’i bëni me patjetër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lista më poshtë është një guidë e detajuar që do ta përmirësojë goxha aftësinë tuaj për të flirtuar, sigurisht nëse arrini në përfundimin se s’jeni edhe aq mjeshtre sa mendonit. Mos u shqetësoni, ka gjithmonë një herë të parë.

Prekni parakrahun.

Mendojeni kështu: Do të preknit ndonjëherë një parakrah që i përket dentistit apo profesorit tuaj? Sigurisht që jo sepse sa për dijeni, edhe kjo është një zonë erogjene. Kur të jeni gati, bëni një prekje të lehtë, jo kapje, në mëyrë që ai të dyshojë a ishte e vërtetë apo thjesht po imagjinonte.

Mos ngulni sytë.

Mendojeni kontaktin sy më sy më shumë si një shikim hajduti sesa ngulje sysh prej psikopati. Shiheni atë në sy dhe numroni deri në tre (jo me zë!). Tani shihni poshtë me ngadalë dhe akoma më ngadalë se kaq, shihni prap lart. Ju garantojmë se në tre minutat e ardhshme personi përballë do t’ju qerasë me një gotë.

Mos e kërkoni me ngulm bisedën.

Moti është një temë e mërzitshme, po ashtu si filmat, librat e lexuar së fundmi dhe njerëzit e shumtë në lokal. E dini çfarë nuk është e mërzitshme? Një femër me vetëbesim që afrohet dhe thotë “Ç’kemi”. E shihni? Boooom!

Kontraktoni qepallat e poshtme.

Me siguri nuk e keni bërë kurrë më parë këtë. Seriozisht, duhet ta provoni. Ju krijon një picërrim të lehtë të syve që tregon se po dëgjoni. Dhe meqë të gjithë jemi nga pak egomanjakë, një njeri që të dëgjon është gjithmonë tundues.

Pini diçka.

Po jo më shumë se një diçka, ose dy. E dimë që mendoni se jeni të lezetshme kur jeni pak të pira, por seriozisht…nuk jeni! Të kesh kontroll mbi të gjitha funksionet e trupit gjatë gjithë kohës është seksi.

Lexo edhe :  8 shenja të gjuhës së trupit që sinjalizojnë inteligjencë të lartë

Dini ku të vini gishtin.

Fillimisht, rrituni! E kishim fjalën për vendosjen e gishtit në buzën e gotës dhe lëvizjen delikate rreth saj. Ose një ide më e mirë, luani në mënyrë të pavëmendshme me varësen. Sytë do të ndjekin gishtat.

Jini të vëmendshme me sytë.

Ai po flet, ju po e dëgjoni. Vazhdoni të dëgjoni, por për një momenti shihni buzët e tij teksa ai flet. Ok, boll i rrotulluat sytë sepse kjo seriozisht është shumë sexy. Përdoreni këtë manovër vetëm nëse jeni gati për t’u puthur.

Të fundit

Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore!

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse)...

Rama shqip në Athinë, Berisha “greqisht” në Tiranë

Nga Artur Ajazi Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë, do të mbetet gjatë në historinë e këtij vendi. Askush deri sot, nuk u ka...

Vrasja në Fier, drejtori i Policisë: Autori të dorëzohet, ndryshe do reagojmë ashpër!

Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet, pasi përndryshe...

Magjepsje

Nga Edison Ypi Magjepsja nuk ësht larg. Magjepsja ndodhet mes Divjakës, Devollit, Vermoshit, Konispolit. Me këmbë, me makinë, me rrëzim, me kapërxim, me rrëshqitje, me...

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, një mjet përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Sarandë - Delvinë. Sipas njoftimeve në aksident janë përfshirë 2 automjete, ku njëri prej të cilëve ka përfunduar...

Lajme të tjera

Web TV