Zyliha Miloti feston 75 vjetorin e lindjes, Teatri “Migjeni” bën dedikimin e ndjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme, 11 janar 2021 shënon ditën e lindjes së aktores së madhe shkodrane Zyliha Miloti.

Me një eksperiencë të gjatë prej 61 vitesh duke ndërtuar qindra role, Zyliha Miloti ka rrëmbyer zemrat dhe duartrokitjet e spektatorëve në mbarë Shqipërinë.

Miloti feston sot 75-vjetorin e lindjes dhe një urim i veçantë nga skena ku u rrit përgjatë gjithë jetës, si ajo e Teatrit “Migjeni” nuk mund të mungonte.

Sot, me 11 janar 2021, e veçanta, shkolla simbol në krijimin e karaktereve, ajo që në moshën 14 vjeçare, për 61 vite ka krijuar me qindra e qindra role, ajo që vazhdon të rrok dashurinë dhe duartrokitjet e spektatorit, ajo që nuk njeh pleqëri, aktorja e shquar e skenës shkodrane dhe shqiptare, Mjeshtria e Madhe, Zyliha Miloti, feston 75 vjetorin e lindjes. Edhe 100 vite plot shëndet e sukses! Nana Zyl, ne të gjithë të duam fort!

Më poshtë do të shihni një album fotografik të disa roleve të mjeshtres ndër vite”, shkruhet në faqen e Teatrit “Migjeni” teksa kanë bashkangjitur edhe një fotogaleri ndër vite të aktores gjatë roleve të saj.

Zyliha Miloti ka realizuar më shumë se 250 premiera shfaqjeje, ndërsa njihet si një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/teatrimigjenishkoder/posts/1948417018630539

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë...

Lajme të tjera

Web TV