Ministria e Shëndetësisë dënon aktin korruptiv tek spitali “Shefqet Ndroqi”: Sanitarja të shkarkohet dhe të merren masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot emisioni investigativ “Stop” publikoi denocnimin me zë dhe figurë të vajzës së një prej pacienteve që ndërroi jetë te spitali “Shefqet Ndroqi”.

Vajza e pacientes tha se për 1 muaj sanitarja që u hoq si infermiere i mori mbi 8 milionë lekë dhe ia shpërndante mjekëve dhe infermierëve të tjerë.

Ndërkohë ka reaguar menjëherë dhe Ministria e Shëndetësisë e cila urdhëron që të shkarkohet menjëherë sanitarja Tire Dervishi dhe autoritetet të marrin masat e duhura.

Reagimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”.

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për t’i shkuar deri në fund.

Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë.

MSHMS falënderon emisionin investigativ “STOP” për denoncimin e rastit në fjalë dhe siguron qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë rast abuzimi me të drejtën e tyre për të marrë shërbimin shëndetësor që u takon.

Të fundit

Deputetët i kthehen ‘jetës’ parlamentare, nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve!

Pas një shkëputje disa javore nga aktiviteti parlamentar për shkak të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature...

Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri, Braçe: Duhen figura të reja, por…

Deputeti socialist Erion Braçe, i dyti më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Tiranës me 23,864 vota, ishte këtë mëngjes i...

Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli në lidhje me sëmundjet seksualisht...

Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shuplakën e së shoqes ndaj Macron: S’ishte aspak…

Brigitte Macron, nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, edhe pse ai po përpiqej të na bindte...

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord,...

Lajme të tjera

Web TV