Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtarë të Newark, SHBA.
Mediat e huaja raportojnë se një qytetar nga Kosova, është kapur me 40 kile suxhuk në aeroport. Ai është nxjerrë zbuluar nga qeni i antidrogës i quajtur Kody, i cili ka nuhatur diçka të dyshimte në valixhe.
Kur stafi ekzaminoi valixhet, brenda saj gjeti 40 kile suxhuk.
“Importimi i mishit të derrit, megjithëse në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë dhe industrinë tonë bujqësore,” shkroi në një deklaratë Troy Miller, Drejtori i Operacioneve.
Kosovari mesa duket i pavetëdijshme ka deklaruar se ishte sallam shtëpie dhe nuk e dinte që nuk lejohej. Kjo e ka shpëtuar atë nga një dënim apo gjobë.