Veliaj në shtëpitë e reja në Baldushk: Me dashuri dhe shpresë do mundim ata që përçojnë frikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga fshati Mumajes i Baldushkut, ku vizitoi familjet e Hamid dhe Genc Allmuçës, të cilat kanë hyrë në banesat e reja të rindërtuara pas tërmetit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kujtoi se çfarë ndodhte me zonën e bregut të lumit pak vite më parë, sa herë binte shi.

Përpara 5 vitesh, kur Tiranën e kishin këta që sot bëjnë gam-gam nga Gjiri i Lalzit, përmbyteshin Bregu i Lumit dhe Njësitë 4, 8, 9 e 11. Uji vinte deri te “Siri Kodra” e në Laprakë, kurse Tirana mbante erë. Është shumë kollaj të shash, por është më e vështirë të ndërtosh, të pastrosh, të ndihmosh njerëzit, t’i zhvendosësh në zona që nuk përmbyten, t’i kompensosh edhe për përmbytjet që kanë ndodhur në kohën e atyre të Lalzit.

Por, e rëndësishme është se nuk duhet të harrojmë ku kemi qenë e ku jemi sot. Në këto 100 ditë, mesazhi im është ky: me dashuri dhe shpresë do t’i mundim ata që përçajnë me frikë e mllef. Ne nuk e ndalojmë dot natyrën, por mund të ndalojmë gjumin, përtacinë dhe indiferencën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se deri në 25 prill beteja zhvillohet mes atyre që japin zgjidhje dhe atyre që flenë gjumë.

Është betejë midis një filozofie që thotë ku ka sfidë duhet të japim zgjidhje – si kryeministri që gjeti zgjidhje me vaksinat e para, apo kur ra tërmeti,ngriti shtetin në këmbë – dhe filozofisë së gjumit, të atij që s’la një gjurmë në Tiranë, nuk bëri një shkollë e nuk nguli një gozhdë. Përballja e madhe është midis skuadrës së shpresës dhe skuadrës së frikës”, tha ai./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Zgjedhjet për delegatët e kongresit të PS, kryeministri Rama voton nga Surreli

Të fundit

Basha thirrje mazhorancës/ Tërhiquni përpara se të përfundoni pas hekurave

     Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të mazhorancës që të fusë në rendin e...

“Babi ka vrarë mamin”/ Dëshmia tronditëse e vajzës së çiftit shqiptar në Greqi

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, ndërsa në kërkim është shpallur ish-bashkëshorti i saj. Enkelejda Danaj dyshohet...

Pse janë tërbuar grekët dhe serbët nga forcimi i shqiptarëve?

Nga Spartak Ngjela Ka ikur koha e gënjeshtrës historike në krijimin e Serbisë dhe Greqisë me pushtimin e tokave dhe territoreve të gjera shqiptare. Aleksandër Vuçiç lodhet...

Kjo është shqiptarja që u vra nga ish-bashkëshorti në Athinë

Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës. Ajo u gjet e pajetë me një thikë...

‘Nuk do përdoremi për t’i vënë thikë pas shpine Kosovës’/ Meta: Serbisë do i…

Në konferencën e sotme për mediat, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal tek marrëdhëniet me Serbinë duke u shprehur se kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV