A e mbron kafeja shëndetin e trurit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit.

Ndërkohë, revista The Economist shprehet se konsumatori shqiptar preferon kafenë në vend të çajit. Përbërësit e të dy lëngjeve i bëjnë ato të mira për shëndetin, veçanërisht kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit, problemeve me mëlçinë e të tjerë.

Në aspekt stimulimi, kafeja është më e fortë se çaji. Kjo ndodh për shkak të nivelit të lartë të kafeinës thonë ekspertët. Për më tepër, në varësi të llojit, kafeja (nëse nuk e teproni me të) është mirëbërëse edhe për shëndetin e trurit.

Roli i kafes tek shëndeti i trurit dhe aftësitë e të nxënit

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org sugjerojnë se kafeja mund ta mbrojë trurin nga problemet me të kuptuarit dhe të përmirësojë aftësitë e të menduarit .Shkencëtarët kanadezë të Institutit Krembil Brain, të cilëve u referohet AgroWeb.org shpjegojnë se çelësi i suksesit të kafesë në mbrojtjen e trurit nga sëmundje të ndryshme nuk qëndron tek kafeina.

Sipas tyre, gjatë pjekjes, kokrrat e kafesë çlirojnë disa substanca. Janë pikërisht këto substanca që kanë rolin kryesor në mbrojtjen e trurit. Në arritjen e këtij konkluzioni, shkencëtarët analizuan tre lloje kafesh. Bëhet fjalë për kafenë e pjekur fort, të pjekur lehtë dhe atë pa kafeinë por të pjekur fort. Studiuesit zbuluan se gjatë pjekjes së kokrrave, kafeja çliron disa përbërës të rëndësishëm. Ata quhen fenilindanes, dhe i japin kafesë shijen pak të athët.

Këto përbërës, pengojnë aktivizimin e proteinave toksike në tru. Ato luajnë faktor kyç në shfaqjen e sëmundjeve të Alzheimerit dhe Parkinsonit. Sipas studiuesve, sa më gjatë të piqen kokrrat e kafesë, aq më shumë substanca mirëbërëse do të çlirojnë ato. Kjo do të thotë se kafeja me ose pa kafeinë duhet të jetë e pjekur fort që të jetë e pasur me përbërësit e lartpërmendur.

Lexo edhe :  Të gjithë e bëjmë, por ja cilat ushqime nuk duhen futur në frigorifer

Sidoqoftë, si në rastin e çdo ushqimi ose pijeje tjetër në botë, sekreti i përvetësimit të këtyre të mirave është të mos e teproni.

Të fundit

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Meta uron Ditën Ndërkombëtare të Nënës: Të mbrojmë familjen dhe vlerat e saj më të çmuara

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ndarë me ndjekësit një video...

Revista gjermane: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin evropian me plazhe magjepsëse

Vera është shumë afër, edhe pse temperaturat në vend po bëhen gjithnjë e më të nxehta, pushimet në Gjermani vështirë se mund të krahasohen...

“Luizit nuk do i flas kurrë”, Efi flet edhe për Oltën: Hoqa dorë nga një program prej saj

E shumëkomentuara Efi Dhedhes, e ftuar në një rubrikë të Beniada Nishanit dhe Argjira Spancës në “E diell”, zbuloi disa detaje, të pathëna më...

Lajme të tjera

Web TV