Grupi i famshëm i vajzave rikthehet pas një dekade, pritet të firmosin marrëveshjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi i famshëm i vajzave Pussycat Dolls do të rikthehet së shpejti. Sipas gazetës britanike “The Sun”, vajzat janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të menaxhimit për të siguruar një të ardhme afatgjatë. Ky veprim do të thotë se grupi i famshëm me në krye, Nicole Scherzinger do të vijnë së shpejti me projekte të reja.

Edhe pse njoftuan rikthimin në skenën muzikore në 2019, grupit iu desh të riplanifikonte turneun e tyre të bashkimit dy herë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Një burim tha për gazetën se Pussycat Dolls janë në bisedime me kompaninë menaxhuese të Madonna dhe Britney Spears, Maverick si dhe disa firma të tjera të mëdha.

“Nicole pati menduar të krijonte muzikë solo vitin e kaluar dhe shkroi një seri këngësh. Koha ka kaluar dhe nuk ka ndonjë plan deri më tani për të ardhur si artiste solo. E gjithë fokusi i saj për momentin është tek Pussycat Dolls. Me gjysmën e grupit në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjysmën në SHBA është e ndërlikuar, por ata janë të vendosura të lëshojnë disa këngë në 2021.”, tha burimi.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të...

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke u kujdesur për rreth 900...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se me mbylljen...

Diaspora votë masive për PS-në, në Gjirokastër merr 76,1 %

Ndërkohë në 11 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të...

Lajme të tjera

Web TV