Mund të jesh mes tyre që pandemia solli një ndarje, një romancë të re ose të eksperimentosh në jetën tënde seksuale. E gjithë situata e krijuar nga momenti kur u izoluam në shtëpi dhe tani që po jetojmë në një normalitet të ri, nuk na bëri që të ishim më të dashur, ndryshe nga ajo që shumë prej nesh mund të mendonte kur nisi gjithçka.
Blogerja e seksit, Zhaklin Lekatari, thotë se studimet të ndryshme jashtë vendit, por që vlejnë dhe për realitetin në Shqipëri, treguan se pandemia solli ulje të dëshirës dhe rritje të dhunës. Edhe faktet dëshmuan të njëjtën gjë, pasi vetëm në Gjykatën e Tiranës 2200 çifte kërkuan që t’i jepnin fund martesës gjatë vitit 2020.
Të tjerë menduan që të linin mënjanë paranojën nga virusi apo stresin e përditshmërisë, dhe të fokusoheshin tek vetëkënaqësia ose eksperimentimi i kënaqësisë me partnerin. Themeluesi i dyqanit online të produkteve të seksit, sekret.al, Valer Pinderi, tregon muajt me më shumë shitje dhe për cilat pati më shumë interes.
Të bësh ‘shopping’ për lodrat e seksit apo produktet e tjera stimuluese të kënaqësise mund të një jetë një detyrë e sikletshme për shumë vajza dhe djem shqiptarë. Ekziston akoma stigma dhe turpi, ata që zgjedhin të bëjnë blerje të tilla në dyqanet online fshehin identitetin e tyre të vërtetë, ndaj është e vështirë të përcaktohet gjinia e blerësve më të shumtë, por vendndodhja e tyre po.
Me apo pa kontakt fizik, duke eksploruar me veten apo në çift, ajo që ka rëndësi në 2021-shin është të falet dashuri.