Italiani 2 javë i zhdukur, në makinën e djegur në Pukë u gjet skeleti pa shenja dhune! Hetuesit shqiptarë: Zjarri aksidental!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja biznesmenit italian Davide Pecorelli, 45 vjeç, i cili mendohet se është gjetur në makinën e marrë me qira prej tij, që u gjet e djegur pasditen e 6 janarit në Pukë, ende në rrethana të paqarta. Në makinën e djegur është gjetur një skelet që dyshohet se është i tij. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN, e cila do të krahasohte me atë të familjarëve të ish-arbitrit italian.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se hetuesit shqiptarë deklarojnë se janë të bindur se zjarri është aksidental ndërkohë që priten përgjigje për trupin në makinë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në eshtrat e gjetura s’ka dëmtime me plumb apo shenja dhune. Sipas hetuesve ngjarja është aksidentale dhe bëhet fjalë se eshtrat janë të biznesmenit, por në fund do jetë ADN-ja ajo që do e faktojë.

Sipas informacioneve brenda makinës së djegur janë gjetur gjithashtu edhe detergjentë dhe produkte të tjera kozmetike për parukeritë, biznes të cilën Pecorelli e kishte në Itali dhe mendohet se e hapte edhe në Shqipëri. Një orë dhe një telefon që i kanë shpëtuar djegies janë të tjera mjete që janë gjetur në makinë dhe që do të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Referuar qëndrës kombëtare të biznesit rezulton se më 19 gusht 2020 ai ka regjistruar aktivitetin e tij tregtar në Vlorë duke përdorur si adresë apartamentin në lagjen Pavarsia në një pallat në katin e 6-të. Biznesi i tij ka qenë dhe arsyeja e vizitës së tij të fundit.

Nga “GPS” i makinës ka rezultuar se mjeti i marrë me qira nga italiani ka lëvizur nga Tirana në Vlorë, nga Vlora në Shkodër, më pas në Pukë ku ka fjetur dy netë në Hotel Turizmi. Ai kishte prenotuar edhe për një natë të tretë. Më 6 Janar ai ka patur kontaktin e fundit me të afërmit e tij dhe nga ai moment komunikimet janë ndërprerë. Është kjo dëshmija e bashkëshortes shqiptare të biznesmenit italian Davide Pecorelli. Ajo ka thënë për hetuesit se pasditen e 6 janarit, të mërkurën Davide ka qenë onlinë në WhtasUp. Ndërkaq gruaja e biznesmenit ka thënë se nuk e di nëse “Davide ka pasur probleme me dikë”.

Lexo edhe :  Blogerët italianë: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin magjepsës

Policia shqiptare nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ndërkaq mediet italiane kanë zbardhur mesazhin e fundit që ai u kishte dërguar punonjësve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

“Do të kthehem rreth 10 janarit”, ishte ky mesazhi i fundit, për disa punonjës.

Komuna e San Giustino, ku 45-vjeçari është vendas dhe banor, ka reaguar për historinë që po krijon një mister të madh.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për vdekjen e Davide Pecorelli, një sipërmarrës i njohur vendas dhe i njohur gjithashtu për formimin e tij sportiv, me shpresën se ky thriller do të zgjidhet pozitivisht. Ne jemi pranë familjes, të cilët nuk kanë dëgjuar më nga Davide për ditë me radhë”, tha Kryetari i Bashkisë Paolo Fratini, në emër të administratës.

Biznesmeni, sipas medieve të huaja kishte probleme me bizneset, si me hotelin në Lama ashtu edhe me qendrat e bukurisë dhe dyqanet në San Giustino, Sansepolcro, Città di Castello dhe Corciano.

Pecorelli ka ardhur në Tiranë ditët e para të vitit. Me të mbërritur në aeroport, siç konfirmojnë burimet nga media lokale, Davide mori me qira një automjet Skoda Fabia, që u gjet disa ditë më vonë e djegur në rrugën Gjegjan-Reps në Pukë në rrethana ende të paqarta.

Të fundit

Dua Lipa zgjedh Shqipërinë për pushime, ministrja e Turizmit publikon videon

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, vitet e fundit i ka kaluar pushimet verore edhe në Shqipëri. Duket se ylli...

SPAK konfirmoi rinisjen e hetimit për Olsi Ramën, reagon kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të nisur hetimet ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi për dosjen Xibraka. Postimi...

“Kaq ishte”! Çfarë ndodhi? Kjo është fermerja lë garën për çmimin e madh

Në spektaklin e kaluar, aktorja shumë e dashur për publikun Mariana Kondi u largua nga ambientet e fermës ku humbi sfidën përballë Xhesikës. Më pas,...

Rama takim me shqiptarët në Athinë me 12 maj, Mitsotakis: Nuk vjen si i ftuar i qeverisë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur për vizitën e Edi Ramës në Greqi më 12 maj, ku pritet të ketë një takim me emigrantët...

Media italiane: Shqipëria, mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura në Evropë

Cilat janë plazhet më të bukura në Evropë? Ne ju sugjerojmë 15 destinacionet më të bukura për të zbuluar këtë verë, sipas një artikulli...

Lajme të tjera

Web TV