Emigrantët, regjistrim online/ Ministria: Adresat e sakta, përmes portalit e-albania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarëve që banojnë jashtë vendi u është kërkuar të regjistrohen. Pa qenë e nevojshme të kthehen në atdhe, të gjithë procedurën e identifikimit përmes adresave të sakta mund ta kryejnë në portalin e-Albania.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka bën të ditur se, për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, saktësimi i adresës tashmë mund të bëhet online përmes platformës e-Albania, pa patur nevojën për t’u paraqitur pranë zyrave të Gjendjes Civile.

Kjo kërkesë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme përveç domosdoshmërisë së institucionit për të zotëruar të dhëna të sakta të numrit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, i shërben edhe një tjetër procesi, atij të mundësimit të votës së emigrantëve në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pa saktësimin e adresave, emigrantët nuk do të mund të ushtrojnë vullnetin politik, gjithnjë nëse ata dëshirojnë që të votojnë nga aty ku banojnë. Deri më tani mundësimi i votës së emigrantëve është ende pezull. Prej 9 Janarit ky proces vazhdon të jetë në konsultim.

Megjithatë Komisioni Rregullator, ende nuk është mbledhur për të përcaktuar përfundimisht sesi do të votojnë emigrantët. KQZ është deklaruar se do të ngrejë një sistem ku do të regjistrohen të gjitha kërkesat për të votuar të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, pasi ata të kenë deklaruar vendbanimet e sakta.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV