“Faleminderit shkencëtarëve”, Bill Gates ndan foton duke bërë vaksinën anti COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID.

Lajmin e bën me dijen vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, ku Gates ka theksuar se ndihet për mrekulli duke falënderuar të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin rregullator dhe punonjësit shëndetësorë “që e kanë sjellë deri te ky moment”.

“Një nga përparësitë e të qenit 65-vjeç është që i përmbush kushtet për vaksinën kundër COVID-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë, dhe ndihem mirë. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve, pjesëmarrësve në prova, rregullatorëve dhe punonjësve të vijës së parë të kujdesit shëndetësor që na çuan në këtë pikë”, ka shkruar Gates krahas fotografisë ku shihet duke u vaksinuar.

Në foton që ka ndarë në rrjete sociale ai shihet i maskuar dhe me mëngë të përveshur. Megjithatë ai nuk ka zbuluar se cilën vaksinë kundër COVID-19 e ka bërë.

Të fundit

Aksidenti ajror në Indi/ Ja sa do të paguhen familjet e pasagjerëve që humbën jetën

Drejtori ekzekutiv i Air India konfirmoi të premten se 241 nga 242 personat që ndodheshin në bordin e fluturimit...

Sëmundja e murtajës/ Tentoi të sillte bagëtitë, arrestohet një person në Kapshticë

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka intensifikuar kontrollet lidhur me transportin e bagëtive të imta nga vendet fqinje. Në pranga ka rënë një person...

Ish-ambasadori amerikan në Beograd: SHBA nuk do të ndërhyjë më si dikur në Ballkan!

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, nuk pret që SHBA-ja të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, përfshirë kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, siç...

Sulmi i Iranit mbi Izrael, reagon Ministria e Jashtme: Nuk ka shqiptarë të lënduar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht lidhur me zhvillimet e fundit të situatës së sigurisë në Izrael, duke deklaruar se...

14 qershor 1966/ Mbaron censura, Vatikani shfuqizon “Index Librorum Prohibitorum”

Përgatiti: Leonard Veizi Index Librorum Prohibitorum (Indeksi i Librave të Ndaluar) ishte një listë zyrtare librash që Kisha Katolike Romake i konsideronte të dëmshëm për...

Lajme të tjera

Web TV