Përzierja e dozave të vaksinës anticovid? Ekspertët e shëndetësisë japin përgjigjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët shëndetësorë thonë se të dyja dozat duhet të jenë të një vaksine. Vaksinat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, të cilat janë duke u dhënë në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa pjesë të botës, duhen të jepen në dy doza me disa javë në mes.

Në SHBA, ku janë duke u shpërndarë vaksinat e kompanive, Pfizer dhe Moderna, zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se vaksinat nuk janë të këmbyeshme.

Në Angli, ku janë të qasshme vaksinat e kompanive Pfizer dhe AstraZeneca, zyrtarët shëndetësorë, kanë thënë se dozat duhen të jenë në përputhje me njëra-tjetrën.

Mirëpo në raste të rralla kur një lloj nuk i disponueshëm, apo nuk dihet se cila vaksinë i është dhënë pacientit për herë të parë, zyrtarët kanë thënë se është në rregull të jepet cilado vaksinë që është e qasshme për herë të dytë.

Meqë vaksinat e kompanive Pfizer dhe AstraZeneca fokusohen në një proteinë që mbështjell koronavirusin, ata besojnë se një dozë e gabuar është më mirë sesa mbrojtja e pjesshme, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Mirëpo pa bërë ndonjë studim, dozat e vaksinës nuk duhet të përzihen, ka thënë, Naor Bar-Zeev ekspert për vaksina në Universitetin Johns Hokpins.

Nëse njerëzit marrin vaksinë ndryshe për herë të dytë aksidentalisht, Bar-Zeev ka thënë se ka mundësi që ajo “të funksionojë dhe të jetë e tolerueshme”, ndonëse duhet bërë kërkime për t’u siguruar.

Italia: Vonesat e vaksinave janë të papranueshme

Dilemat për përzierje të vaksinave vijnë në kohën kur kompanitë farmaceutike janë duke hasur në vështirësi për të prodhuar sasi të nevojshme të vaksinave për vendet me të cilat kanë nënshkruar paraprakisht kontrata.

Lexo edhe :  Nasa bën turneun e parë brenda vrimës së zezë

Italia ka thënë se do të marrë hapa ligjorë kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca rrethvonesave në dërgesa të vaksinave kundër COVID-19, në mënyrë që të sigurojë porosinë e kërkuar dhe të mos përballet me dëme, ka thënë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Ne jemi duke punuar ashtu që programi ynë i vaksinimit të mos ndryshojë”, ka thënë Di Maio për televizionin shtetëror RAI.

Më 22 janar, kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka thënë se vonesat e vaksinave janë “të papranueshme” dhe përbëjnë shkelje serioze të obligimeve të parapara në kontratë, duke thënë se Italia do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore.

Një zyrtar i lartë shëndetësor ka paralajmëruar se Italia do të duhet të rimendojë tërë programin e vet të vaksinimit, nëse vazhdon të ekzistojë për periudhë më të gjatë problemi me furnizim me vaksina.

I pyetur pse beson se kompanitë farmaceutike janë detyruar të njoftojnë për këto zvogëlime të furnizimeve, Di Maio ka thënë se mendon që ato thjesht kanë kafshuar më shumë sesa që mund të përtypin.

“Ne do të aktivizojmë të gjitha kanalet ashtu që Komisioni Evropian t’i detyrojë ata zotërinj të respektojnë kontratat”, ka thënë ai, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

 

 

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV