Covid 19 apo viroza të stinës? Përse kanë rënë ndjeshëm rastet me grip sezonal?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur gjithë bota po përballet me një valë në rritje me numrin  e të infektuarve me COVID-19, gripi sezonal duket se është zhdukur.  Mjekët kanë regjistruar shumë pak raste krahasuar me vitet e mëparshme, pikërisht në kohën ku rastet e të sëmurëve me gripe arrinin kulmin. Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëron se “për shkak të pandemisë Covid-19, të dhënat e paraqitura mbi gripin duhet të interpretohen me kujdes”, por fakti mbetet se “është e pazakontë në këtë sezon të ketë numër kaq të ulët të infeksioneve “.

Qendra ka zbuluar vetëm 415 raste që nga dhjetori i vitit 2020, shumë më pak se 18 mijë që janë regjistruar nga dhjetori 2018 deri në javën e parë të vitit 2019.  Mjekët dhe specialistët bien dakord që arsyeja kryesore për këtë rënie është zbatimi i masave kundër Covid-19, të cilat janë gjithashtu të dobishme për të parandaluar sëmundje të tjera të frymëmarrjes siç është gripi.  Maskat, distancimi social dhe larja e shpeshtë e duarve ishin gjithashtu masa efektive për të parandaluar si asnjëherë më parë këtë sezon, incidenca e sindromave të gripit.

Përdorimi i maskave për fytyrën, distancimi dhe larja e shpeshtë e duarve “është diçka që nuk jemi mësuar në Evropë”, thotë Joan Caylà i Shoqatës Spanjolle të Epidemiologjisë. Megjithatë, shton, “në vendet aziatike kemi parë që ato janë masa të zakonshme dhe efektive në luftën kundër Covid dhe gripit”.

Një arsye tjetër për rënien drastike të rasteve të gripit është mbizotërimi i disa viruseve mbi të tjerët.

Të fundit

Lamtumira nga Interi, Asllani bën një postim emocionues me foton e vjetër

Kristjan Asllani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Interit, pas huazimit të tij te Torino. Mesfushori kuqezi publikoi në rrjetet...

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare! I duhet për… Serie A

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht, shkruan A2...

Gaz Bardhi drejtues i demokratëve? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë blu ka vlerësuar punën e Gazment Bardhit si drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë...

Vuçiç: Bisedova me Lavrovin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për...

Berisha: Deputeti më i vjetër pas meje dhe Tritan Shehut, Edi Rama!

Pas pushimeve verore, politika shqiptare rikthehet me nisjen e legjislaturës së re në shtator. Sali Berishës si ligjvënësi më i vjetër në moshë, i dalë...

Lajme të tjera

Web TV