Trump thyen heshtjen pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump thotë se ‘do të jetë përgjithmonë një kampion për popullin amerikan’, në deklaratën e tij të parë që ka bërë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Ish-udhëheqësi amerikan hapi ‘Zyrën e ish-Presidentit’ të hënën, në mënyrë që të vazhdojë axhendën e administratës së tij përmes avokimit, organizimit dhe aktivizmit publik.

Me seli në Florida, ajo do të drejtohet nga ish-ndihmësit e administratës së tij dhe një stafi tjetër.

“Zyra do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e korrespondencës së Presidentit Trump, deklaratave publike, paraqitjeve dhe aktiviteteve zyrtare për të përparuar interesat e Shteteve të Bashkuara dhe për të vazhduar me axhendën e administratës Trump përmes avokimit, organizimit dhe aktivizmit publik. Presidenti Trump do të jetë gjithmonë një kampion për popullin amerikan”, thuhet në deklaratë.

Ish-Presidentët financohen për kostot e largimit nga detyra për shtatë muaj, sipas Aktit Presidencial të Tranzicionit – përfshirë një muaj para largimit të tyre. Kjo mund të përfshijë paratë e nevojshme për të ngritur një zyrë të re. Sipas këtij rregulli stafi do të financohet për 30 muaj, megjithëse kompensimi total vjetor bazë për stafin nuk mund të shkojë mbi 150,000 dollarë.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV