Meta “bën paqe” me qeverinë, dekreton ligjet për vaksinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që normojnë këtë proces me kaq rëndësi

Presidenti Ilir Meta ka ulur tonet me qeverinë Rama. Ditën e djeshme ai ka dekretuar ardhjen e vaksinave në Shqipëri, edhe pse këto akte u mendua që të mbahen larg syrit të qytetarëve shqiptare. Edhe pse kaluan pa u lexuar nga deputet prezent në Parlament dhe me disa kundërshtime, Meta e ka kaluar këtë dekret duke i lënë një mesazh qeverisë për transparencë. Presidenti dekretoi, dje, tre akte normative të Qeverisë, që Ministria e Shëndetësisë të zhvillojë negociata me me prodhuesit e vaksinës anticovid-19, në mënyrë që vendi ynë të marrë sasitë e nevojshme për vaksinimin e popullsisë. Gjithashtu, Meta ka dekretuar dhe marrëveshjen e miratuar nga Qeveria Shqiptare me kompaninë Pfizer për marrjen e një sasie të caktuar të dozave të kësaj vaksine.

Ai i bën thirrje Qeverisë, që nëpërmjet një plani të qartë dhe efikas të angazhohet seriozisht me të gjitha burimet, për mbulimin e nevojave të popullsisë për vaksinim, brenda një kohe sa më të shkurtër dhe përmes një protokolli shëndetësor të sigurtë, që garanton ruajtjen e vaksinës në parametra të sigurtë, me qëllim efektivitetin e saj. Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj. Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që normojnë këtë proces me kaq rëndësi. Transparenca është thelbësore në demokraci, veçanërisht në luftën kundër kësaj pandemie tepër të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Kujtojmë se Kuvendi ka miratuar javën e kaluar 3 aktet normative të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer. Për të treja aktet normative deputetët kanë votuar pro 94, 5 kundër dhe 3 abstenim. Kjo marrëveshje i hap rrugën dërgesës së parë të vaksinave nga Pfizer në Shqipëri. Deputetët e opozitës kundërshtuan faktin që marrëveshja u mbajt e fshehtë dhe nuk u bë publike për qytetarët dhe median.

Lexo edhe :  Françeska hapi Kutinë e Pandorës, Sara Gjordeni: Turp, e parashikuar

Box brenda apertures

Tre ligjet e dekretuara

Ligjin nr. 1/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 38, datë 31.12.2020, të Këshillit të Ministrave “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës anticovid-19, të cilët janë të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Europiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë””.

Ligjin nr. 2/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë””.

Ligjin nr. 3/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik””.

Të fundit

Të preferuarat e stinës, ja disa arsye pse duhet të konsumoni sa më shumë qershi

Qershitë janë padyshim superushqimi i stinës së verës. Të buta dhe plot lëng mund të jenë të ëmbla ose...

E tmerrshme/ Nëna ‘mostër’ detyron djalin të përshëndesë babain në kamer, më pas e vret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Antonio të Teksasit, ku një grua në shenjë hakmarrjeje dnaj bashkëshortit ka vrarë djalin 3-vjeçar dhe...

Bankat kanë rritur të ardhurat nga interesat me 22.6 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë vlerëson se, rritja vjetore në rezultatin neto nga interesat dhe komisionet për aktivitetin e bankave në monedhën vendase dhe në valutë...

Përplasje titanësh në “Santiago Bernabeu”, formacionet zyrtare të skuadrave

“Santiago Bernabeu” pret ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Bayern Munich. Formacionet zyrtare: Real Madrid: Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy;...

Ministri Balla firmos marrëveshjen e rëndësishme në Abu Dhabi (Detajet)

Pas firmosjes së marrëveshjes nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla në Abu Dhabi, për zhvillimin e projektit “Smart City” në disa qytete të Shqipërisë,...

Lajme të tjera

Web TV