Duhet të përditësosh sa më shpejt telefonin, Apple ngre alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa probleme me sigurinë, që duket se është shfrytëzuar nga hakerat, ka bërë që Apple ka vënë në dispozicion një përditësim për versionin 14 të sistemeve të saj operative iOS dhe iPadOS. Apple njoftoi se këto defekte mund të jenë shfrytëzuar nga përdoruesit me qëllime të këqija, kështu që ata me iPhone ose iPad këshillohen të përditësojnë sistemin në versionin e ri 14.4 sa më shpejt të jetë e mundur.

Apple nuk dha shumë informacione të tjera mbi shkeljet e mundshme: vetëm specifikoi që, për mbrojtjen e përdoruesve të saj, “nuk zbulon, diskuton ose konfirmon probleme të sigurisë derisa të kryhet një hetim”.

Dy nga të metat kanë të bëjnë me WebKit, sistemin për shikimin e faqeve të internetit në Safari (shfletuesi i Apple), ndërsa një defekt i tretë ka të bëjë me përbërësin kryesor (“kernel”) të vetë sistemit operativ. Apple ia atribuoi raportin e tre problemeve një “studiuesi anonim” dhe tha se është i vetëdijshëm se problemet mund të jenë shfrytëzuar.

TechCrunch shkruan se nuk është e pazakontë, rasti kur shfrytëzohen dobësitë në shfletuesit e një pajisjeje të sulmohen (siç është WebKit për Apple) për të fituar qasje në sistemin operativ themelor (kernel në këtë rast).

Apple me kalimin e kohës ka ndërtuar një imazh të besueshmërisë në fushën e sigurisë së informacionit, për të cilën kompania është shumë krenare dhe shpesh e njohur nga përdoruesit. Ata që përdorin këto pajisje elektronike duhet t’i përditësojnë ato sa më shpejt të jetë e mundur.

Të fundit

Unikkatili, deputeti i Republikës së video klipeve

Nga Lutfi Dervishi Po sikur të dilte një klip ku Unikkatili pyet: “Ku është uji 24 orë o vlla, rubineti...

SPAK shtyn hetimet ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj

SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish- zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, që akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “fshehje të...

Bes Kallaku në zi, humb njeriun e tij të afërt, ja dedikimi i tij prekës (Foto)

Kengetari i njohur dhe aktori i humorit i shume dashur nga ju Bes Kallaku ka ndare me ndjekesit e tij nje lajme te zi...

Rama ironizon kandidatët e Berishës: Personazhe groteskë që të vjen turp t’i përmendësh

Kryeministri Edi Rama, nga Shiroka, ka ironizuar listën e kandidatëve për deputetë të e Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Rama tha se më 11 maj,...

Mjekët japin detaje rreth shëndetit të Papa Françeskut

Shefi i ekipit mjekësor të Papa Françesku deklaroi se ai ishte aq pranë vdekjes në një moment të trajtimit, saqë mjekët seriozisht menduan të...

Lajme të tjera

Web TV