Një protestë e papritur ka shpërthyer pasditen e sotme në qendër të Athinës, ku 30-40 persona u mblodhën para akademisë së kryeqytetit grek.
Ata hodhën parrulla në mbështetje të terroristit grek Dhimitris Kufodinas, i cili ka hyrë në grevë urie në burgun Koridhalo.
Policia u kërkoi të protestuesve të shpërndaheshin pasi kjo protestë ishte pa leje, por qytetarët kanë refuzuar, duke bërë që disa prej tyre të shoqërohen në komisariat.
Terroristi Kufodinas ka hyrë në grevë urie pasi akuzon sistemin e burgjeve në Greqi si hakmarrës dhe të dhunshëm, ndërsa më herët ishte transferuar nga një burg i sigurisë së ulët në burgun e sigurisë së lartë.
Kufodinas është vrasësi i Pavllos Bakojanis, bashkëshortit të politikanes dhe ish-ministres grejke Dora Bakojanis.