Rrjeti i ri shpërndarës i energjisë në Kombinat, Balluku: Përmirëson cilësinë e furnizimit për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërtimi dhe vendosja në funksion e nënstacionit të ri elektrik në zonën e Kombinatit, po  pasohet nga një tjetër investim, i cili do të rrisë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji për të gjithë abonentët. Grupet e punës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë nisur nga puna për zëvendësimin e rrjetit shpërndarës dhe kabinave të vjetra të energjisë elektrike.

Rrjeti aktual 6 kV, për shkak të amortizimit dhe kapacitetit të ulët, do të zëvendësohet me rrjetin e ri 20 kV, i cili do të ndikojë jo vetëm në cilësinë e furnizimit për të gjithë abonentët, por do të rrisë edhe sigurinë energjetike.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori Rajonal i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), Klevis Jahja, ndoqi nga afër punimet që po kryhen, ku krahas rrjetit shpërndarës po zëvendësohen edhe kabinat ajrore.

“Pavarësisht gatishmërisë që kemi pasur gjatë javëve të fundit për shkak të situatës së motit të keq, ne kemi vazhduar punën për këtë investim, duke nisur me demontimin e linjave të vjetra. Zona ka kaluar në 20 kV dhe ne jemi në këtë zonë duke hequr komplet rrjetin e vjetër 6 kilovoltsh dhe kabinat shtyllore, të cilat i jepnin zonës një pamje jo shumë të këndshme. Kjo është vetëm një nga pikat. Ne jemi duke vazhduar punën në të gjithë zonën e Kombinatit”, tha drejtori Jahja.

Më tej, ai bëri të ditur se gjatë këtij vitit do të ketë ndërhyrje të ngjashme dhe në zonat e tjera të kryeqytetit ndërsa janë planifikuar edhe një sërë investimesh në disa prej fiderave për të përmirësuar cilësinë e furnizimit në të gjithë zonën e kryeqytetit.

Ministrja Belinda Balluku e cilësoi ndërhyrjen për zëvendësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë si një investim tepër të rëndësishëm sa i takon sigurisë energjetike. Gjithashtu kjo ndërhyrje siguron një furnizim shumë herë më me cilësi për të gjithë banorët e Kombinatit.

“Kërkesës për shërbim sa më cilësor edhe për të pasur energji elektrike të pandërprerë ne i jemi përgjigjur. Me përmbylljen e nënstacionit të ri, tani ju po ecnin shpejt edhe përsa i përket gjithë zëvendësimit të 6 kilovoltshit me 20 kilovoltsh. Këto kabina ajrore kanë qëndruar në këtë zonë për shumë gjatë. Tashmë largohen duke u zëvendësuar nga 20 kilovoltshi dhe praktikisht edhe pamja nuk ka nevojë që të kesh ekspertizë të fushës, sepse është mjaft e dukshme pse këto kabina duhen zëvendësuar”, deklaroi Balluku.

Lexo edhe :  Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte magnituda dhe epiqenda

Po ashtu ky investim i përgjigjet zhvillimit të zonës si rezultat i lëvizjeve demografike, por edhe projektit të rindërtimit që pritet të nisë në Kombinat, pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.

“E gjithë zona e njësisë 6, gjithashtu njësia 14 apo edhe zona e Kasharit, si një grup i përbashkët territorial, përveç faktit që ka pasur një rritje të madhe demografik, duhet theksuar dhe fakti i rindërtimit që kemi në këtë zonë. Kështu që kërkohet edhe nga ana e OSHEE-së, të kemi një vëmendje të shtuar në këtë zonë për t’ju përgjigjur të gjithë projektit të ri dhe planit të ri të urbanistikës që ka Kombinati me mënyrën e duhur dhe me gjithçka që do jetë e nevojshme”, u shpreh Balluku.

Duke u ndalur tek investimet e realizuara në sistemin energjetik, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se falë tyre situata e vështirë e motit që po vijon ende në zonat veriore të vendit u menaxhua në mënyrën më të mirë të mundshme duke bërë që dëmet e shkaktuar të ishin minimale.

“Ndryshe nga vitet e tjera, pavarësisht se moti ka qenë më i ashpër, reshjet kanë qenë më të shumta, në këtë dimër ne jemi përballur me më pak avari dhe më pak problematika, për shkak të investimeve të vazhdueshme që kemi bërë në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Janë bërë investime të mirëstudiuara, investime të cilat e kanë treguar, duke filluar nga ky dimër, se kanë qenë seriozisht të nevojshme”, nënvizoi ministrja Balluku.

Për të përballur situatën me motin e keq në gatishmëri janë 1500 punonjës dhe 340 mjete në dispozicion për t’ju përgjigjur çdo avarie dhe për të garantuar furnizim me energji elektrike për të gjithë abonentët.

 

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV