Organizimi i Ermal Mamaqit/ Reagon ashpër Braçe: Është kriminale, në shkelje të plotë të ligjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ashpër ka qenë në reagimin e tij, zv.kryeministri Erion Braçe, pas publikimit në media të skandalit me Ermal Mamaqin, i cili ka grumbulluar dhjetëra njerëz duke mos respektuar asnjë masë anti-COVID. Krim e ka cilësuar Braçe, ndërkohë që ka publikuar edhe fotot edhe të kreut të PD-së në Durrës, Ferdinand Xheferi. Braçe i bën thirrje policisë që të reagojë.

“Ky eshte krim! Keta nuk jane ndryshe nga gjithkush! Sfida ndaj ligjit dhe rregullave te semundjes kur ajo eshte ne kulm, duhet te marre pergjigje ligjore shembullore! Ky i pari eshte Ferdinand Xhaferi ne Durres dhe Durresi cdo dite eshte i dyti per numrin e infektimeve; Ky i dyti eshte Ermal Mamaqi ne Tirane dhe Tirana cdo dite eshte e para per numrin e infektimeve; shihini; te dy ne ambjente te mbyllura, pa asnje maske te vetme, pa distance e afermendsh,
pa higjene!

Eshte kriminale, ne shkelje te plote te ligjit! Eshte sfiduese, arrogante! E padrejte per cilindo tjeter qe zbaton rregullat, cilindo qe infektohet prej tyre, humb jeten;
E padrejte per shkollat-universitetet, ceremonite mortore-te gjitha te mbyllura; E padrejte per kinemate, teatrot, pallatet e sportit, stadiumet-te gjitha te mbyllura. Ky krim me shendetin e njerezve duhet te marre fund! Policia nuk mund te bej sikur nuk sheh kur keta publikojne vete shkeljet e ligjit e mburren! Policia e Shtetit qe ngarkohet nga ligji te bej detyren pavaresisht emrave te ketyre, partive ku jane e ne emer te te cilave fryhen si kokoroca! Eshte neveritese qe shperfillin cdo ligj, bejne kete krim dhe pastaj pellasin: e kane gjendjen jashte kontrolli! Kontroll duan, kontroll do kene”, shkruan Braçe.

Të fundit

Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali Berishës!

Nga Ylli Pata Shkrimet tangenciale të disa mediave greke që nuk hyjnë tek ato gazeta të njohura e me traditë...

Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar!

Indiane dhe filipineze janë punësuar në Vlorë kryesisht në turizëm dhe peshkim, për shkak se në vend mungon krahu i punës. Haxhiu, është njëri...

Veliaj s*lmon Olsi Dadon nga qelia:Menduan se duke më mbyllur brenda do më mbyllnin gojën

Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të kryetarit të PD-së, arrestimin e tij...

Zgjerimi i Galerisë Kombëtare të Arteve/ Rama dhe Gonxhja inspektojnë punimet

Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja inspektuan punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Punimet restauruese që po kryhen synojnë zgjerimin me hapësira të reja...

Zgjedhjet e 11 majit/ Regjistrohen 26 parti politike, Basha e Alibeaj ende pa kërkesë

Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga afati i regjistrimit të partive, në KQZ janë regjistruar deri tani 26 parti për të marrë pjesë. Tashmë...

Lajme të tjera

Web TV