Lajm i mirë për Kosovën /Gjatë shkurtit mbërrijnë vaksina anti-COVID

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë të hënën se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji.

Sipas tij, procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

“Tashme jemi në pritje të ardhjes së vaksinave. Gjatë muajit shkurt, vaksina anti-COVID do të jetë në Kosovë. Përgatitjet janë më intensve në qendrat e mjekësisë familjare”, ka thënë Zemaj, pa përmendur ndonjë datë të saktë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë. Ai ka paralajmëruar edhe nisjen e fushatave vetëdijësuese, sepse siç ka thënë Zemaj ky proces ka tendencë të përballet me teori të konspiracionit në Kosovë, si edhe në shumë vende tjera të botës.

Zemaj ka përmendur se problemet me sigurim të vaksinës janë evidente në gjithë Evropën, mirëpo ka shpresuar se kompanitë me të cilat ka negociuar Kosova, do ta mbajnë premtimin. Ministria në detyrë e Shëndetësisë pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit. Megjithatë, kompania amerikane, Pfizer nuk e ka konfirmuar marrëveshjen me Qeverinë në detyrë të Kosovës. Zyrtarët e saj kanë thënë vetëm se janë në diskutime për këtë çështje dhe se negociatat janë konfidenciale.

Të fundit

50% e kërkesave janë refuzuar, ndërrimi i operatorit të numrave celularë ende me probleme

Portabiliteti i numrave celularë arriti nivelin më të ulët historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i...

Operacioni me miliona euro të sekuestruara, SPAK: 500 kg kokainë do nisej nga Ekuadori

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar ditën e sotme në Shqipëri dhe Itali kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar...

Erion Braçe zbulon se do të pranonte postin e ministrit vetëm me kusht që të ketë…

Iftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht...

Megaoperacioni Shqipëri-Itali, SPAK: Grupi porositi 500 kg kokainë nga Ekuadori

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar së bashku...

Alibeaj: PD e shiti ndeshjen, nuk ka pse ankohet

Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më...

Lajme të tjera

Web TV