Programi i PD, Rama: Ngjan me karakterin e Bashës, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I pyetur për programin ekonomik të Partisë Demokratike, Rama tha se ky program ngjan me karakterin e Bashës, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin se Qeveria do të rishikojë taksën progresive që lidhet me të ardhurat personale.

“Në tërësinë e vet programi i PD si karakteri i liderit të |Partisë Demokratike, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe qëllimet tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, për tu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tu marrë shpirtin edhe më shumë atyre që fitojnë më pak. Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që unë er quaj ‘taksim të ndershëm’ dhe që konsiderohet taksë prograsive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror.

Natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitet për të ardhurat personale, me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojave. Kjo do të bëhet dhe është koha për ta bërë. Dhe do të bëhet pas asnjë lidhje me fushatën elektorale. Ne nuk duam që fushata të ndikojë në karakterin tonë”, tha Rama.

 

Të fundit

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Lajme të tjera

Web TV