U infektua dy herë me Covid, 19-vjeçari asnjë dijeni për Covid pasi zgjohet nga koma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 19-vjeçar që kishte qenë pothuajse një vit në koma, është zgjuar pa ditur asgjë për pandeminë e Covid-19 edhe pse është infektuar dy herë me virus. Joseph Flavill u përplas nga një makinë në muajin mars të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ka qenë në koma.

Madje, 19-vjeçari është infektuar dy herë me koronavirus, një herë ndërsa ishte ende në koma dhe herën e dytë pasi u zgjua, së cilit iu desh të izolohej ndërsa ndodhej në spital.

“Ne nuk e dimë sa kupton pasi aksidenti ndodhi para bllokimit të parë dhe është pothuajse sikur të ketë qenë duke fjetur gjatë gjithë pandemisë.

Është e vështirë pasi e dimë që ai është më vigjilent, por si t’ja shpjegojmë pandeminë dikujt që ka qenë në koma? Dëmtimi i trurit është i panjohur, nuk na kanë thënë asgjë se çfarë të presim”, tha halla e tij Flavill Smith.

Ajo tha më tej se familja është përpjekur t’ja shpjegojë përmes telefonatave me video pasi nuk është në gjendje të jetë me të personalisht për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

Adoleshenti, i cili u kurua në spitalin Leicester General dhe tani është zhvendosur në qendrën e kujdesit Adderley Green në Stoke-on-Trent për të vazhduar kurimin, ka filluar të lëvizë gjymtyrët e tij, ndërsa është duke komunikuar me familjen dhe miqtë përmes pulsimit dhe buzëqeshjes.

 

Të fundit

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri...

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një qytet të vogël në jug...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

Lajme të tjera

Web TV