Haradinaj: Edhe nëse AAK-ja i fiton 51%, unë jam prap kandidat për president

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ramush Haradinaj i ka vënë seriozisht syrin Zyrës së Presidentit të Kosovës, shkrujnë mediat në Kosovë.

Ai është shprehur se oferta e AAK-së në këto zgjedhje është që ai të jetë president dhe jo kryeministër, pavarësisht rezultatit që do të korrin në zgjedhje.

“Edhe nëse ne fitojmë 51 përqind nuk jam kandidat për kryeministër. Nuk kemi vija të kuqe me askënd. S’kam plane të një pune në ekzekutiv”, është shprehur Haradinaj.

“Kushdo që i fiton zgjedhjet do t’i mbulojë tre përgjegjësitë; presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit. Nëse ne fitojmë i thërrasim të tjerët. AAK sikur t’i fitojë zgjedhjet nuk do ta kishte synimin për t’i pasur të gjitha përgjegjësitë. Nëse nuk ruhet ekuilibri i pushteteve nuk do ta respektojmë votuesin”.

Haradinaj është shprehur se pse ai do të ishte më i nevojshëm në Zyrën e Presidentit, sesa Vjosa Osmani e Vetëvendosjes.

“Kam respekt për Vjosën si zonjë, intelektuale dhe në politikë dhe mendoj se ka vlerat e veta. Por unë kam rekord më të gjatë të ballafaqimit me Serbinë nga 1994 deri ta taksa, ushtria, Trepça… Këto flasin se përballë Serbisë jam kredibil. Edhe ajo ka angazhimin e vet pro Kosovës për në raport të përballjes me Serbinë, rekordi im është më i gjatë”.

 

Të fundit

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

11 mijë nxënës më pak në shkolla/ Shkak emigrimi dhe tendenca për vetëm një fëmijë

Sistemi arsimor parauniversitar po pëson tkurrje të fortë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rreth 11 mijë fëmijë munguan vitin shkollor që...

Dy pleq që po tallen me botën

Nga Martin Leka Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të...

Pse nuk sollën vota deputetët e PD-së që erdhën nga Lulzim Basha?

Nga Ylli Pata Tani me mbarimin e numërimit të votave të 11 majit është e qartë më shumë panorama elektorale në vend. Partia Socialiste mori...

Lajme të tjera

Web TV