test

Një vit nga vdekja e Nexhmije Pagarushës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është bërë një vit që nga vdekja e ikonës së muzikës, Nexhmije Pagarusha. Legjenda e këngës shqiptare u lind më 7 maj të 1933 në Pagarushë.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.

Lexo edhe :  ART SHËTITËS NË RRUGËT E ÇIKAGOS/ Hapat e bukura të Kaltrës, vajzës shqiptare

Ishte në jurinë e festivalit “Kënga Magjike 2005”. Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Të fundit

Lady Gaga bën daljen e parë publike pas thashethemeve për shtatzëni

Këngëtarja e njohur Lady Gaga është shfaqur për herë të parë në publik pas thashethemeve për shtatzëni, gjatë shfaqjes...

Hëna e Plotë e qershorit, shenjat e horoskopit që preken më shumë

20 qershori ishte një ditë e ngarkuar për yjet pasi kishim solsticin veror në hemisferën veriore dhe ditën e parë të sezonit të Gaforres. Vetëm...

Euro 2024/ Austria fiton duke bindur, 3 gola për 3 pikë

Polonia dhe Austria u përballën në Berlin, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë, të Grupit D., sfidë e fituar nga austriakët 3-1. Sfida...

Dhjetëra të vdekur nga vapa në Meksikë: 4 herë më vdekjeprurëse!

Vala e të nxehtit po përhap probleme të mëdha kudo nëpër botë. Sakaq, në Meksikë temperaturat e larta kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish e ndërsa...

Çmimi letrat Kadare 2024, shkrimtari i ri Dionis Prifti shpallet fitues me shumicë votash

Dionis Prifti shpallet fitues i edicionit të dhjetë të Çmimit letrar KADARE 2024, me romanin “Dy javë nën balonë” Në përputhje me Statutin e Çmimit...

Lajme të tjera

Web TV