Tea i kundërvihet Andit: U zhgënjeva, bëri si i lënduar ndërkohë që dinte gjithçka (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-konkurentja e Perputhen, Tea Trifoni ka reaguar në një video prej 9 minutash, pas bujës që shkaktoi dalja në dritë e lidhjes së saj me Beartin.

Në video Tea ka zgjedhur tu përgjigjet disa prej pyetjeve më të shpeshta që vinin prej ndjekësve të saj.

Në fillim të videos, ajo shprehet se për të ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, për shkak të ofendimeve të shumta nga publiku.

“Këto ditët e fundit nuk kanë qenë aq të lehta, sepse të kthehet një shqiptari e tërë kundër të të shajë të të ofendojë të të urojë vdekjen nuk është aq e lehtë sado person i fort të jesh është e vështirë të kapërdihet, por ja që kaloi. Thonë që çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por kjo e imja zgjati më shumë.”- tha Tea.

Ajo rrëfen se se nuk doli që në fillim me Beartin nga emisioni, sepse kur ai u largua, mes tyre nuk kishte lindur ende asgjë. Pyetjes se përse nuk zgjodhi të largohet nga programi ashtu siç bëri Fjorela, Tea nuk nguroi të përmendë sërish kontratën.

“Fjorela ka ndenjur shumë e heshtur në program ditët e fundit, por për shkak të kontratës ju kërkua që të rrinte ca më tepër. Nejse punë për njerëzit”, tha ish-konkurentja.

Ndër të tjera Trifoni u shpreh shumë e zhgënjyer nga qëndrimi i Andit në emisionin “Roped With Olsi”. Andi nuk u shpreh në emision me bindje të plotë se produksioni apo qoftë ai vetë ishte në dijeni të gjithë kësaj historie, ndërkohë që në reagimin e tij të parë tha gjë tjetër.

“E zhgënjyer. U zhgënjeva nga ajo intervistë, sepse Andi bëri sikur ishte i lënduar dhe nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate. Kur në fakt ka qenë në dijeni të kësaj situate që nga fillimi”, rrëfen Tea.

Lexo edhe :  Rikthehet në ekran Arbana Osmani, nis përgatitjet për një emision të ri, zbulohen detajet

Të fundit

Erjola flet për raportin me Gracianon: Është futur në një det ku është i mbyturi

Erjola Doçi u eliminua pas një televotimi të dytë që u hap në "Big Brother Vip Albania 3" dhe...

Çfarë sjell thirrja e Ramës për miqësi me Greqinë dhe kërkesa për Ligjin e Luftës

Ligji i luftës, heroina shqiptare në revolucionin grek Bubulina, parashikimi i Ismail Qemalit për marrëdhënie të mira mes dy vendeve, të drejtat e minoritarëve...

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 13 maj 2024

Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 93.9 lekë. Euro sot blihet me 100.2 lekë, ndërsa...

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme, e dhënë pas leximeve, artit,...

Ylli Pata: ‘Provokacja nr 2’, pas Beogradit, Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe...

Lajme të tjera

Web TV