Trump rikthehet në rrjete sociale: Akuzat për nxitjen e kryengritjes s’mund të provohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti, Donald Trump ka bërë një rikthim në mediat sociale, për të thënë edhe njëherë se akuzat kundër tij për nxitjen e kryengritjes në kongresin amerikan nuk mund të provohen.

Trump ka përdorur, llogarinë e tij në Gab, një platformë alternative në Twtter që përdoret shpesh nga ndjekësit e tij të krahut të djathtë, për të publikuar një letër nga avokatët e tij.

Pasi u ndalua nga Tëitter dhe Facebook, ish-presidenti nuk është shfaqur më në rrjete sociale, por ka përdorur Gab për të vijuar me pretendimet e tij të përsëritura tashmë, zgjedhjet në SHBA ishin të manipuluara dhe të vjedhura.

“Ne e kemi kuptuar marifetin tuaj më të fundit të marrëdhënieve me publikun. Siç e dini sigurisht, nuk ka diçka të tillë si përfundim negativ në këtë procedurë antikushtetuese. Letra juaj konfirmon vetëm atë që është e njohur për të gjithë: ju nuk mund të provoni pretendimet tuaja kundër Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, i cili tani është një qytetar. Përdorimi i Kushtetutës sonë për të sjellë një procedim të pretenduar të fajësimit është shumë serioz për të provuar të luash këto lojëra”, thuhet mes të tjerash në letër.

Në postimin e tij të parë që nga 8 Janari, Trump postoi një përgjigje për ftesën e kongresmenit Jamie Raskin për ish-presidentin, që të dëshmonte në gjyqin e tij të fajësimit për akuzat për nxitjen e kryengritjes që shkaktoi trazirat e Kapitol.

Këshilltari i tij, Jason Miller, së pari ndau refuzimin e Trump për t’u paraqitur në fillim të kësaj jave, por postimi i ish-presidentit drejtuar Gab ishte hera e parë që letra e plotë shihej publikisht.

Të fundit

Flet djali i Belerit: Nuk ishte rastësi, Rama donte të provokonte me takimin në Athinë

Djali i Fredi Belerit Petro Beleri, në lidhje me deklaratat e Ramës për babain e tij, shprehet se “Zgjedhja e...

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare në Kuvend. Drafti u prezantua nga ekspertët në...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

Lajme të tjera

Web TV