E strehuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, burri hebre i trashëgon 2 milionë euro fshatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fshati i largët i Chambon-sur-Lignon në Francën jugore ka marrë një donacion të papritur prej 2 milion eurosh, një pasuri e madhe për një fshat të vogël me 2,500 banorë.

Hebreu austriak Erich Schwam i la trashëgiminë e tij fshatit pasi banorët e tij e fshehën atë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ai ishte fëmijë.

Schëam vdiq në fund të dhjetorit në moshën 90-vjeçare në Lyon, duke mos lënë pas asnjë të afërm.

“Kjo me të vërtetë na preku shumë. Ajo që duhet të dimë gjithashtu është se është puna e një jete të tërë. Dhe për ne kjo është shumë e rëndësishme” është shprehur Denise Vallat, Asistente e Kulturës në Bashkinë e Qytetit Chambon-sur-Lignon.

Nënkryetari i bashkisë dhe ish-profesor historie po përpiqet të rindërtojë jetën e Schwam, i cili pas luftës u transferua në Lyon për të studiuar farmaci dhe më pas u martua atje.

Në Chambon sur Lignon, vetëm një person e mban mend atë, thotë Vallet.

Rreth 1500 deri në 4,000 hebrenj dhe jo-hebrenj, 30 përqind e të cilëve ishin fëmijë, gjetën strehë në këtë zonë të largët dhe të pyllëzuar prej 500 km katrorë, e njohur si pllaja. Një rajon ku tradita e mikpritjes ishte e forte dhe gjatë periudhës mes dy luftërave u ndërtuan shumë shtëpi pushimi për fëmijët e qytetit.

Paratë e dhuruara nga Erich Schwam të cilat përfaqësojnë dy të tretat e buxhetit vjetor të komunës do të përdoren për projekte rinore dhe zhvillim ashtu siç edhe ai vetë ka kërkuar.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV